Çelja e negociatave/ Komisioni i Integrimit miraton Aktin Normativ: Flamuri i BE-së të mbahet në të gjitha institucionet publike

6 Shtator 2022, 12:49| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 18:03

  • Share

Flamuri i BE do të qendrojë krah atij kombëtar në çdo institucion publik. Ky është akti i parë normativ që merr miratimin e deputetëve të Komisionit të Integrimit Europian në kuadër të negociatave me BE. Një vendimmarrje, e cila erdhi pas akuzave të opozitës se PS po e trajton procesin e integrimit, si një arritje qeveritare dhe jo kombëtare.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin se pse ky vendim është ndërmarrë me akt normativ. Por sipas kreut të grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, ky është një detyrim që ka të bëjë me dialogun me BE-në.

Tabaku: Një ceremoni protokollare flamuri është ngritur me datën 20. Nuk ka asnjë shqetësim për flamurin e BE-së. Shqetësimi është pse bëhet me akt normativ, kur nuk ka asnjë emergjencë.

Balla: Akti normativ ka hyrë në fuqi që në datën 29 dhe është kërkuar të merren masat që nga data 29, flamuri  i BE të jetë në institucione. Është detyrim që ka të bëjë me dialogun. Ne duhet që në gjithë institucionet e vendit të vendosim flamurin e BE-së.  Jam i informuar që edhe Maqedonia e Veriut do të ndërmarrë një nisme të tillë.

Tabaku: Duke shpresuar që ta trajtojmë integrimin si një proces kombëtar dhe jo qeveritar dhe të eliminojmë protagonizmat me ngritje flamuri të paligjëruar dhe me protagonizma personale të kryeministrit të pavend për një proces që duhet të ishte i gjithë shqiptarëve. Unë shpresoj që me kalimin e këtij akti dhe Kuvendi të marrë masa për të reflektuar flamurin dhe në ambientet e Kuvendit.

Në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian, u miratua edhe kalendari i punës për periudhën 5-30 shtator.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?