VIDEO/ Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, 'Rithemelimi' në protestë! Braçe për Report Tv: I paligjshëm! Ministria: Bileta do të jetë vetëm për turistët, jo banorët e zonës

17 Nëntor 2022, 11:19| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 11:05

  • Share

DIVJAKË- Disa banorë të Divjakës më mbështetjen edhe të përfaqësuesve të Rithemelimit të PD-së, kanë protestuar ditën e sotme kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Në krye të protestës, ishte kreu i PD-së Lushnjë Eduart Sharka dhe deputetja e zonës, Ilda Dhori.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë, por situata më pas është qetësuar. Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Ilda Dhori, vendosja e traut është një veprim i paligjshëm. ‘Vendosja e këtij trau do të vazhdojë që të kundërshtohet dhe do të ketë protesta të tjera.’-  u shpreh ajo.

Sipas saj bashkia fillimisht ka kundërshtuar vendimin e ministres, por më pas ka dhënë lejen për ndërtimin e biletarisë. Sipas vendimit të ministrisë çdo makinë që futet në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, duhet të paguajë 150 lekë dhe çdo njeri që futet në këmbë apo me biçikletë duhet të paguajë 50 lekë.

Për Report Tv deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i revoltuar nga situata tha se është një projekt totalisht i paligjshëm dhe i paarsyshëm. Sipas tij pengohet e drejta e të gjithëve për të aksesuar bregdetin e Divjakës. Braçe shtoi po ashtu se zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtim.

Ministria e Turizmit sqaron se bileta do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës. Sipas ministrisë Mjedisit vendosja e traut do të ofrojë aksesin e kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave që do të ndihmojnë në menaxhimin efektiv e të qëndrueshëm.

Sipas informacioneve trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike, ndërsa kjo është hera e dytë që kudnërshtohet vendosja e tij. Pak ditë më parë ministrja e Turizmit, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve në Korçë u shpreh se aty do të vendoset një biletari, e cila sipas saj vendoset në çdo zonë të parqeve kombëtare. 

Ora 14:58
Parku Divjakës me pagesë, Ministria e Turizmit: Bileta do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës

1668689410_finalprojekt.00150113.Still002.jpg

Pas protestës së zhvilluar kundër vendosjes së Biletarisë elektronike në Parkun e Divjakës, ka reaguar ministria e Turizmit dhe e Mjedisit. Ministria e Turizmit sqaron se bileta do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës. Sipas ministrisë Mjedisit vendosja e traut do të ofrojë aksesin e kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave që do të ndihmojnë në menaxhimin efektiv e të qëndrueshëm. Sipas ministrisë, rruga ku do të vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Ministria thekson se rruga është nën administrim nga ARRSH, e cila ka dhënë tashmë lejen për instalim.

‘Gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka ardhur në rritje, duke sjellë nevojën për vendosjen e një sistemi elektronik biletarie, i cili do të bëjë të mundur hyrjen e vizitorëve dhe mjeteve nëpërmjet aksesit të kontrolluar.

Aksesi i kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave, do të ndihmojë edhe në menaxhimin efektiv e të qendrueshëm në këtë zonë të mbrojtur mjedisore. Vendosja e kontaktit të drejtëpërdrejtë i të gjithë vizitorëve me stafin e parkut, do të ndihmojë këta të fundit për të orientuar fluksin turistik dhe sjelljen e vizitorëve në përputhje me zonimin dhe rregullat e parkut, si dhe do të bëhet i mundur përcaktimi i saktë i numrit të vizitorëve dhe turistëve, regjistrimi i mjeteve motorike dhe gjenerimi i të ardhurave.

Rruga ku vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Ajo është nën administrim nga ARRSH, e cila ka dhënë tashmë lejen për instalim.

Investimi po kryhet në kuadër të projektit “Rritja e qendrueshmërisë financiare të sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri”, mundësuar nga UNDP.

Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.

Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët.

Në mbështetje të VKM-së nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, do të bëhet edhe caktimi i vlerës së tarifës për hyrjen në park nëpërmjet këtij sistemi elektronik.

Referuar ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, neni 56, pika 2, citohet se: “Ministria, AKZM-ja dhe pushteti lokal nxitin dhe përkrahin nisma, projekte, programe e veprimtari, që synojnë përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore ose që ndikojnë pozitivisht në to”.

Përcaktimi i vendeve të aksesit të kontrolluar në parqet e menaxhuara, për përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që të sigurojë ruajtje në ekosistemet e mbrojtura natyrore dhe për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë.’- shkruan ministria.

Ora 13:07
Trau në Parkun e Divjakës, Braçe: Ndërtim pa leje! Rrezikon jetën e qytetarëve, shikoni Kodin Rrugor

 

Deputeti Erion Braçe thotë se trau i vendosur nga Ministria e Turizmit në Parkun e Divjakës është ndërtim pa leje që rrezikon jetën e qytetarëve. Sipas tij është i rrezikshëm pasi  dëmtohet siguria rrugore.

“Ai park është mbrojtur atje nga njerëzit dhe është mbrojtur për shkak të lirisë që njerëzit kishin për të shkuar atje.  Po këta të PNUD a kanë ndonjë përgjegjësi, meqë e financojnë këtë, për respektimin e të drejtave të njeriut për të lëvizur të lirë.  Shikoni Kodin Rrugor. Ajo kioskë aty është e paligjshme. Është ndërtim pa leje”, tha Braçe.

Ja çfarë thotë Kodi Rrugor

Neni 20

Zënia e sipërfaqes rrugore

1. Në rrugët e tipit A, B, C dhe D, sipas nenit 2, ndalohet çdo lloj zënie e sipërfaqes rrugore, nga panaire dhe tregje me automjete, baraka, tenda etj. Në rrugët e tipit E dhe F zënia e sipërfaqes rrugore mund të autorizohet, me kusht që të përcaktohet një itinerar tjetër për trafikun.

2. Nuk lejohet vendosja e kioskave, qoshkave të gazetave ose e instalimeve të tjera, edhe me karakter të përkohshëm, jashtë qendrave të banuara në brezat e rezervuar.

3. Në qendrat e banuara, pa përjashtuar kufizimet dhe ndalimet e përcaktuara në nenet dhe pikat e mëparshme, zënia e trotuareve me kioska, qoshka gazetash dhe instalime të tjera mund të lejohet deri në mesin e gjerësisë së tyre, me kusht që në vazhdim të këtyre instalimeve të mbetet e lirë një zonë për qarkullimin e këmbësorëve me gjerësi jo më të vogël se 2 m. Zënia nuk mund të bëhet në brëndësi të trekëndëshave të fushëpamjes së kryqëzimeve, të treguara në nenin 18, pika 2.

4. Cilido që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zbaton kushtet e saj, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

 

Neni 21

Punime, depozitime dhe kantiere rrugore

1. Pa autorizimin ose lejen nga organi kompetent, sipas nenit 26, është e ndaluar kryerja e punimeve ose depozitimeve dhe hapja e kantiereve rrugore, edhe të përkohshme, në rrugë dhe pjesët që i përkasin asaj, si dhe në brezat e rezervuar dhe zonat e fushëpamjes.

2. Cilido që kryen punime ose depoziton materiale në zonat e destinuara për qarkullimin dhe qëndrimin e mjeteve dhe këmbësorëve, duhet të marrë masat e nevojshme për sigurimin e rregullshmërisë së qarkullimit dhe ta mbajë atë në funksionim të plotë si ditën, ashtu edhe natën. Duhet të marrë masa të tilla që personeli punues, i ekspozuar ndaj trafikut të mjeteve, të jetë i dukshëm si ditën ashtu edhe natën.

3. Në aktet në zbatim përcaktohen normat që kanë të bëjnë me mënyrat dhe mjetet për kufizimin dhe sinjalizimin e kantiereve, për sigurimin e dukshmërisë si ditën, ashtu edhe natën të personelit punues, për rregullimin e trafikut dhe mënyrat e zhvillimit të punimeve në kantieret rrugore.

4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ose të akteve në zbatim të tij, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

5. Kundërvajtësit e përcaktuar në nenet 20 dhe 21 dënohen, gjithashtu, me masë administrative plotë

Ora 12:52
‘Do të fluturoni’, Braçe për Report Tv: Zyrtarë të bashkisë Divjakë u kërcënuan nga përfaqësues të Ministrisë së Turizmit

 

Projekti për të vendosur një tra në Parkun e Divjakës që do të lejojë vetëm kalimin me pagesë për në brendësi të parkut ka shkaktuar një debat shumë të madh.

Deputeti Socialist Erion Braçe tha se zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtim.

 “Ka një kakofoni që bëhet për interesa politike. Banorët e bashkisë së Divjakës përjashtojnë nga pagesa e këtij detyrimi por kjo nuk ka rëndësi përderisa të tjerët ndalojnë të kalojnë lirshëm. Për më të tepër që po vendose në një vend që nuk garanton sigurinë rrugore. Kjo është e paligjshme. Unë do të ndërmarr çfarëdolloj nisme që ta rrëzoj këtë projekt.  Zyrtarët e bashkisë së Divjakës janë telefonuar dhe kërcënuar se fluturojnë nëse e ndalon atë traun. Ata e kanë pezulluar përmes një vendimi atë kabinë atje, që është një kioskë. Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtimi. Zyrtarët kanë shkuar pranë vendit ku po bëhej ky ndërtim pa leje. Janë telefonuar nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe janë kërcënuar”, tha ai.

Ora 12:52
Protesta në Divjakë, Partia e Lirisë: Janë në të drejtën e tyre ta kundërshtojnë! Rilindja do t’ua vendosë traun te shtëpia

1668685582_Screenshot1.jpg

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar kundër vendosjes së traut që do detyrojë qytetarët dhe shoferët të paguajnë për të hyrë në Parkun e Divjakës. Në një postim në rrjetet sociale pas përplasjes që ndodhi këtë të enjte mes banorëve dhe policisë, Vasili bën thirrje “te gjithe ne protesta para se Rilindja tu vendose traun te shtepia cdo qytetari”.

‘Boll me “traret” e korrupsionit te Rilindjes, qe nuk ngopet duke shtuar taksat e reja ndaj qytetareve. Qytetaret në protestë shume te drejte për të kundërshtuar vendosjen e traut në hyrje të parkut të Divjakës, që i detyron qytetarët dhe automjetet të paguajnë për të hyrë. Te gjithe ne protesta para se Rilindja tu vendose traun te shtepia cdo qytetari.’- shkruan Vasili.

Ora 12:50
Kreu i PD-së Lushnjës: Vullneti i qytetarëve do prevalojë, trau nuk do vendoset

 

Kryetari i partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Eduard Sharka ka folur për Report Tv, në lidhje me protestën e zhvilluar sot kudnë rvendosjes së traut. Sharka tha se vullneti i qytetarëve do të prevalojë dhe trau nuk do të vendose.

‘Braçe nuk mund të bashkohet me mua, pasi jemi alternativa të ndryshme. Ato që kam thënë unë para 3 vitesh që të çoj projektligj për të drejtat e fermerëve ai ngre dorën në Kuvend dhe del duke kundërshtuar vetëm në TV. Unë besoj se vullneti i qytetarëve të Divjakës do të prevalojë dhe ky tra nuk ka për tu vendosur. Jetojmë në demokraci dhe ka instrumenta q ëi lejojnë qytetarët që të mbrojnë të drejtat e tyre. Policia u rendit në mbrojtje të atij objekti, si të ishte diçka me vlerë. Nuk kam infomacion nëse ka të shoqëruar.’- u shpreh Sharka.

Ora 12:43
Trau në Parkun e Divjakës, Braçe për Report Tv: E paligjshme, një taksë në një rrugë kombëtare! I vetmi akses i qytetarëve për në bregdet

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i revoltuar nga situata në Divjakë ku po vendoset një tra për ta bërë me pagesë futjen në Parkun e Divjakës, tha në një intervistë live në Report Tv se është një projekt totalisht i paligjshëm dhe i paarsyshëm. Sipas tij pengohet e drejta e të gjithëve për të aksesuar bregdetin e Divjakës.

“Unë distancohem nga ajo situatë e dhunshme atje që organizohet nga ana e këtij kryetarit të PD së Lushnjës që vjen në Divjakë dhe organizon gjëra të tilla. Divjaka është qytet i qetë, njerëzit janë në punë.  E gjithë kjo situatë duhet të zgjidhet në rrugë ligjore. Kjo që po bëhet me këtë projektin është e paligjshme. Ka disa rrugë në këtë park që janë kombëtare, ajo nga autostrada, në Divjakë dhe pastaj në plazh. Janë 24 km rrugë kombëtare që garantojnë aksesin jo vetëm të divjakasve, por edhe të gjithë të tjerëve për në plazhin e Divjakës. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Është e paarsyeshme që një rrugë e tillë kombëtare të bëhet me pagesë. Kjo që po bën Ministria e Turizmit, në bashkëpunim me ARRSH është pikërisht vendosja e një takse për të kaluar në rrugë dhe për të shkuar në det. Është vendosur mu në mes të rrugës dhe jo mu në mes të parkut. Ajo rrugë aty është e vetmja mënyrë se si qytetari mund të aksesojë bregdetin”, tha Braçe në një intervistë për Report Tv.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 18/11/2022 08:41

    Jane idiote apo bejne vete??? Parku i dajtit eshte me pagese, edhe ai i lezhes!!! Pagese simbolike per ta mbrojtur ka ne te gjithe boten. Eshte fond simbolik per ta mbajtur paster. Keta jane çmendur deri ne terbim.

    Përgjigju
    • Lala: 18/11/2022 12:14

      Parku vertet eshte Park she duhet paguar ok dakort.ka ndonje rruge tjeter me vajt ne plazh? Ska .PSE duhet te paguaj un per te vajt ne plazh publik?PSE duhet te me zej Mua rrugen automobilistike Kur paguajm taks rruge 2 her Edhe te taksat Edhe te karburanti.do ta bej park me pages? Le ta beja por pasi te me gjejn Mua rrugen alternative per te shkruar ne plazhin publik.

  • Iris: 18/11/2022 00:00

    Hyrja me bilete ne nje park natyror kombetar eshte nje nocion i ri e i panjohur per shqiptarin,por bota i ka ne zbatim prej kohesh.P.sh.qe te vizitosh parqe natyrore te tilla si Josemitet,apo Sekuojat,bileta fillon te 30 $ me motor e shkon lart ne varesi te mjetit e sa kohe do te qendrosh dhe arrin deri te 400 e ca $ kur merr pakete turistike me te zgjeruar per zonen e kohen,po keshtu ofrohen dhe /passes/.Banoret e Divjakes duhet te kene nje dokument qe verteton vendbanimin dhe adresen qe te mos paguajne,kurse sa per plazhin,mendoj qe duhet gjetur nje rruge,apo menyre tjeter qe te mos te jesh i detyruar te kalosh per atje nepermjet parkut.

    Përgjigju
  • Ceni: 17/11/2022 17:43

    Kush vjen duhet te shijoje natyren. Nuk eshte park zbavites dhe as rruge klmbetare qe te kete nje cmim hyrja. Ah ne rast te nje qendre zbavitje, parku zoogjik hyrja duhet te jete me bilete. Po per ne natyre hyrja duhet te jjete falas

    Përgjigju
  • Pleshti: 17/11/2022 16:55

    Eshte modeste pagesa-thote ministria, vetem 50 lek. Por njehere qe eshte pranuar tarifa, pas 6 muajsh rritet nafta do thone dhe tarifa behet 100. Kjo pune eshte si ajo koka pa shpatulla, po e le te hyje koka, rreshkiti i gjithi:)

    Përgjigju
  • Loni: 17/11/2022 16:15

    Kushedi kujt ja kane dhene me koncesion Rama Keta te pa turpshem nuk ja japin te zoteve te dikurshem por ua japin banditeve dhe miqve te qeveritareve

    Përgjigju
  • bobi: 17/11/2022 13:48

    Ku jane sufllaqexhinjte te komentojne per lajmin.Ska sufllaqe sot per asnjerin

    Përgjigju
  • Voto PS: 17/11/2022 13:13

    Vazhdoni ta adhuroni Ramen.Do vij dita qe do ju heqi dhe ajrin o popull injorant

    Përgjigju
    • Dakord: 18/11/2022 08:45

      Per ajrin ja kemi friken saliut prandaj votojme ramen. Ne kohen e saliut tirana binte era shurre

  • Turi: 17/11/2022 13:09

    Populli te ngrihet dhe mos te toleroje keto gjera por nuk duhet te pranojne politikanet midis tyre se jane plera te gjithe

    Përgjigju
  • Taqo: 17/11/2022 12:55

    I ka qef shume Kumbaro biletarite se hap vende pune per fisin e vete (furrxhinjt)...

    Përgjigju
  • Lushnja: 17/11/2022 12:43

    Kjo behet qe te kthehet tek i zoti Sepse ka qe ne 1996 qe e kane bandat Dhe ato vazhdojne ta kene dhe ta menaxhojne Kot bejne sikur egzistojne institucionet e bashkise Apo prefektura, ne lushnje dhe divjake Dihet kush i ka emeruar bashkiaket dhe cdo punojes.. Leket e traut i merr mafia. Brace seshte i paster ne deklarime se nuk nxjerr emra!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?