Lifestyle

Rep-pop/ Vendosni maskën e fytyrës, merrni ushqimin tuaj të preferuar dhe shihni një nga filmat për një 'sleepover' të paharrueshëm

22 Gusht, 20:45| Përditesimi: 22 Gusht, 20:52

Jeni në një sleepover me vajzat apo keni ndërmend të bëni një së shpejti dhe nuk keni vendosur filmin që do të shihni?

Dëshironi një komedi, një romancë apo një dramë për ta shoqëruar me akullore çokollatë, patetina dhe një gotë verë?

Atëherë duhet patjetër të ndiqnin sugjerimet e mëposhtme.

Në “How to lose a guy in 10 days”, historia nis me idenë Andie Anderson gazetares në një revistë popullore, e cila fillon të shkruajë një artikull për mënyrën se si mund të humbasësh një djalë për 10 ditë të vetme!

Ndërkohë nga ana tjetër, një drejtues reklamash, Ben vë bast me shefin e tij se mund të bëjë çdo vajzë të dashurohet me të për vetëm 10 ditë dhe se nëse e arrin këtë ai do të udhëheqë fushatën e ardhshme të kompanisë!

Në këtë mënyrë nis romanca e çmendur mes Andiet që bën gjithçka që Ben të ndahet prej saj dhe Benit që bën gjithçka për ta duruar!

Mes gjithë kësaj çmendurie, dashuria fillon të lind mes dy të rinjve dhe së shpejti Andie i kërkon shefes së saj të ndërpresë artikullin, por ajo në mënyrë kategorike e ndalon atë.

Shumë shpejtë ata e marrin vesh për historinë e njohjes së tyre dhe rrugët e tyre ndahen pas një zënke të gjatë...

Andie përpara se të nisi udhëtimin për t’u larguar nga qyteti rikrijon artikullin duke e modifikuar titullin “Si humba djalin e vetëm që kam dashuruar ndonjëherë” dhe këtë e lexon Ben!

Si mendoni ju a do të ndjeki ai dashurinë apo do të fitojë inati?

Nëse dëshroni të kaloni një natë plot romancë dhe lot dashurie, duhet të zgjidhni filmin e dytë në listë, “A walk to rembember”.

Djali më popullor dhe rebel i një shkolle të mesme, Landon Carter pasi përfshihet në një sherr ka vetëm një zgjidhje për të mos u përjashtuar...të bëhet një nxënës ekselent.

Në këtë mënyrë njihet me vajzën, me pak të njohur në shkollë dhe vajzën e një ministri Jamie Sullivan së cilës i kërkon ndihmë për t’u përmirësuar në studime.

Ata fillojnë të kalojnë kohë çdo ditë pas shkolle së bashku, derisa Landon fillon të sillet keq me Jamien në shkollë për t’u bërë përshtypje miqve të tij.

Në një shfaqje në shkollë, ku Jamie këndon, pas performancës Landon arrin t’i dhuroi një puthje që bëri shumë bujë në rrethin e tij shoqëror.

Pas asaj puthje, ata fillojnë të takohen sërish dhe një romancë e bukur nisi mes tyre...derisa Landon merr vesh që Jamie vuan nga leucemia dhe se nuk ka mundësi për të shpëtuar.

Megjithëse të dy e dinin se Jamie do të vdiste vendosën që dashuria e tyre mos të vdesë dhe ta kurorëzojnë atë në kishën ku ishte martuar dhe nëna me babain e saj.

Kjo do të ishte vera ku ata do të përjetonin dashurinë deri në fund...derisa Jamie dha edhe frymën e saj të fundit.

Landon thotë se dashuria për Jamien është si era ti nuk mund ta shohësh, por mund ta ndjesh atë.

“Legaly blonde” është një komedi inspiruese që çdo vajzë duhet të shohë patjetër!

Gjithcka nis gjatë një takimi mes biondes bukuroshe Elle Woods dhe të dashuritë të saj, i cili e lë atë pasi i tregon se do të studiojë për drejtësi dhe se ajo nuk është mjaftueshëm e mirë për atë.  

Në këtë moment ajo vendosë të studiojë fort dhe të fitojë konkursin për t’u bërë pjesë e shkollës së drejtësisë gjë që e arrin!

Pavarësisht se ish-i dashuri i saj i thotë vazhdimisht se ajo nuk vlen, ajo fiton një intership me profesorin më të mirë të shkollës dhe një nga njerëzit që e frymëzojnë më së shumti atë.

Gjatë intershipit ajo afrohet me profesorin, i cili përfiton nga rasti dhe e ngacmon seksualisht. Ajo lë intershipin dhe një nga klientët e tij më të rëndësishëm e braktisë profesorin për të kërkuar që të mbrojtjen nga Elle.

Kjo e mbron në gjyq dhe arrin ta fitojnë atë me sukses!

Elle pavarësisht vështirësive, mosbesimit, pengesave ia doli t’i provonte të gjithëve se një vajzë mund te arri gjithçka që dëshiron!

Zgjidhni një ndër filmat e mëposhtëm për të kaluar natën me shoqëri, merrni snackun tuaj të preferuar dhe thjesht shijoni....

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?