Telefonat e sekuestruara dhe bastet e vendosura

Vendosnin baste sportive me telefon, arrestohen 3 të rinjtë në Pogradec, shpallet në kërkim një 36 vjeçar

10 Janar 2023, 16:29| Përditesimi: 10 Janar 2023, 16:31

  • Share

Tre persona janë arrestuar në Pogradec nën akuzën se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë E. C., 44 vjeç, banues në Memaliaj, M. B., 27 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në Pogradec. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Pogradec. 

Të arrestuarit janë kapur në flagrancë teksa vinin baste sportive ndërsa u janë sekuestruar telefonat që përdornin gjatë këtij rasti. Ndërkohë, policia ka proceduar penalisht pronarin e një lokali në lagjen 2 të Pogradecit pasi subjekti që ai drejtonte nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.

Prokuroria e Pogradecit po kryen hetime lidhur me rastin e të arrestuarve për vendosjes së basteve sportive online.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?