Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e organizimit të lojërave të paligjshme të fatit. Në pranga kanë rënë Sh. H., 51 vjeç, G. D., 25 vjeç, dhe B. B., 35 vjeç të cilët gjatë kontrollit në lokalin që administrohej nga 51 vjeçari, u kapën duke organizuar lojëra fati nëpërmjet telefonit.
Tre telefonat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia ka vijuar hetimet e mëtejshme për rastin.
Bastet e vendosura nga 3 të arrestuarit
Komento