Foto nga transmetimi i emisionit investigativ

Vendosnin gjoba 30-50 mijë lekë që të mos ndëshkonin farmacitë që kryenin shkelje, ndalohet punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Barnave! Në kërkim kolegu

26 Janar 2023, 13:20| Përditesimi: 26 Janar 2023, 14:43

  • Share

TIRANË -Dy punonjës të Agjencisë Kombëtare të Barnave akuzohen se kanë kryer korrupsion dhe kanë shpërdoruar detyrën pasi gjobisnin farmacistë dhe fusnin paratë në xhep kur i konstatonin me shkelje. Ata janë identifikuar si Luan Lici, i ndaluar dhe Armando Luka, i shpallur në kërkim.

Të dy bashkë u merrnin farmacive shuma monetare që varionin nga 30.000 – 50.000 lekë si shpërblim që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur i konstatonin me shkelje.

Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Barnave kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu, në disa raste, këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi nuk kanë marrë masa administrative megjithëse kanë konstatuar shkelje tek disa subjekte farmaceutike.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.553/2021 për veprën penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Magazinimi i mallrave që janë kontrabandë”, pas kontrollit të ushtruar brenda subjekteve farmaci, janë gjetur barna kontrabandë. Shitja e tyre, dyshohet se është favorizuar nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Ndalimi i tyre vjen edhe pas transmetimit të emisionit investigativ ‘Stop’ që tregonte se si punonjësit, nëpërmjet presionit kërkonin dhe merrnin përfitime monetare nga subjekti farmaceutik me qëllim mosvendosjen e gjobës për parregullsitë që u gjendën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?