'Venecia' rrëzoi dy herë PS-në, Balla: Nisim punën për vendosjen e betimit në Kushtetutë dhe depolitizimin e AMA-s! Shkarkimi? Meta bëri mëkat

20 Qershor 2020, 12:17| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 15:28

  • Share

TIRANE-Një ditë pasi Komisioni i Venecias i dha të drejtë Ilir Metës për debatin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe po ashtu rrëzoi shumicën socialiste për paketën Anti-shpifje, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla doli në një konferencë për mediat. Ai u shpreh se "Venecia" u ka dhënë të dyja palëve të drejtë dhe i kërkoi Presidentit Meta e opozitës jashtë parlamentit që të mos i lexojnë raportet si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë.

Pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, Balla tha se do të nisë puna dhe për këtë i shtriu dorën opozitës në parlament për ndryshimet në Kushtetutë për betimin. "Besoj se Komisioni i Venecias e ka thënë se mekanizimi zhbllokues për betimin të vendoset në Kushtetutë dhe kjo besoj është e qartë, Venecia e pranon vendosjen në Kushtetutë" tha ai.

Një tjetër cështje ishte paketa Antishpifje, që Komisioni i Venecias rrëzoi shumicën socialiste. Taulant Balla tha se shumica ka nisur punën për reformimin e Autoritetit të Medias Audiovizive për ta depolitizuar plotësisht, po ashtu edhe plotësimin e rekomandimeve të tjera. Ai kërkoi edhe nga opozita për të gjetur dakordësinë për rekomandimet. "Venecia është e qartë për ta ndryshuar dhe garantuar një depolitizm" tha ai.

Por si do të veprojë tani shumica me Komisionin Hetimor që u ngrit për shkarkimin e Presidentit? Balla thotë se shkarkimi nuk është qëllim në vetvete, ndërsa pavarësisht se cfarë tha Komisioni i Venecias për debatin për emërimet në Kushtetuese, inicimi i shkarkimit ka të bëjë me mëkatin e 30 qershorit, pra anulimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.

"Shkarkimi i Presidentit nuk ka qenë qëllim në vetvete, Komisioni Hetimor parlamentar i iniciuar me kërkesë të 55 deputetëve po vijon punën, ka pasur një objekt disa cështje të rëndësishme, opinioni lidhur me emërimet në Kushtetuese e thotë se ka një vakum. Në bashkëpunim me opozitën parlamentare, u shtrij dorën e bashkëpunimit për të gjetur sa më shpejt modalitetet për ta adresuar.

Komisioni Hetimor të vijojë punën, afati skadon në 30 korrik dhe përsa i përket shkarkimit të Presidentit, mëkati i presidentit lidhur me ligjshmërinë është i qartë dhe lidhet me aktin jo ligjor të dekretit apo zhdekretimit të datës 30 qershor.

Por dua të kujtoj se shkarkimi i presidentit nuk kërkon thjesht 94 vota, por edhe një certifikim nga gjykata kushtetuese dhe prandaj duhet të kemi sa më shpejt një gjykatë funksional dhe jo shkarkimin qëllim në vetvete. Për zgjedhjen e anëtarëve në Kushtetuese Venecia u ka dhënë të dyja palëve të drejtë" tha ai.

Një koment Balla e kishte edhe për atë që PD-ja e cilësoi si rezolutë të miratuar në PE për 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria përpara konferencës së parë ndërqeveritare. "Është një raport, i cili bëri vlerësimin e gjetjeve të samiti të Zagrebit dhe që mori mbështetjen e 76% të deputetëve të PE-së dhe sikur e parashikon procedura kishte dhe një amendament nga një eurodeputet, që KE tha se formulimi ishte i gabuar" përfundoi ai.

Prononcimi i plote i Taulant Ballës
Venecia mbështet ecurinë e Reformës në drejtësi si dhe nevojën e një ligji që rregullon tregun e mediave elektronike në Shqipëri

Angazhim i autoriteteve për miratim të ndryshimeve lighjore në përputhje me rekomandimet

Komisioni i Venecias dje më datë 19.06.2020 miratoi dy opinione Nr 978/2020 dhe nr 980/2020 mbi emerimet e gjyqtarëve ne Gjykaten Kushtetuese dhe mbi draft-ligjin e mediave. 

Këto opinione i shërbejnë ecurisë së metejshme te reformes ne drejtesi si dhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demoracisë në vend sic është ai i media. 

Këto opinione demostrojnë traditen e gjate e të sukseshme te bashkepunimit tone me.K.Venezias per konsulencen e vyer ne forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor.    

Dua të falenderoj ekipin këtu në Kuvend që bshkëpunuan në një komunikim dosa mujor me Komisionin e Venezias.

Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të katëgorsë së tretë,

dhe me qellimin e vetem qe t'i sherbeje zbatimit te shpejte te reformormave në vend, reforma të shumepritur nga shqiptaret. 

Nuk është detyre e Komisionit të Venecias të analizoj sjellejn e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare. 

Eshte detyra jone si ligjvënës qe opinionet te mos i  lexojme me disa fjali te shkeputura, por ne teresine e tyre. Parlamenti si perfaqesues i sovranitetit te popullit ka pergjegjesi qe jo vetem te zbertheje cdo rekomandim te opinioneve por edhe te adresoje hapat e duhur per zbatimin e tyre. 

Si i tille ky proces nuk mund te jete nje proces ekzaltimi qe minimizohet vetem ne "kush ka te drejte" por vete publiku do të mund ti lexojë e të na gjykojë. 

Kush nuk e kupton kete dhe e sheh Venecian me "kush fiton", nuk ka shqetesim as demokracine, as ligjin dhe  as standardet.  As kjo qasje as perkthimet e gabuara e te servirura ne.media sipas interesit nuk.i sherbejne reformes ne drejtesi.

Venecia eshte nje trupe profesionistesh te spikatur qe ka mision te kontribuoje ne forcimin e demokracise permes ligjit duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anetare te KiE e me gjere te vendosin standarded me te mira per ceshtjet qe lipset mendim. 

Në rastin e zhbllokimit e funskionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, iu drejtuam K.Venecias per rekomandime dhe sqarimin e ceshtjeve qe lidhen me reformen ne drejtesi si në zbatueshmërinë e mekanizmave zhbllokues - parashikime ligjore qe konsiderojne emerimin e gjyqtarit  kushtetues te kryer automatikisht ne rast mungese veprimi brenda nje afati qe cakton ligji, nga kuvendi apo presidenti. 
Kemi kerkuar te sqarojme gjithashtu nese moszbatimi i ketyre mekanizmave zhbllokuese e cenon parimin se qytetaret duhet te gjykohen nga gjykata e krijuar me ligj. 

Në këtë opinion Komisioni i Venecias konstaton se: 

·    Bllokimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe vonesat në emërimet e reja në këtë  Gjykatë janë shkaktuar nga disa fakorë:

-    Si pasojë e vetting disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u shkarkuan nga detyra; disa të tjerë dhanë dorëheqjen apo u mbaroi mandati; 
-    Mosfunksionim i KED për vitin 2007 dhe 2008 për shkak se pjesa e më e madhe e anëtarëve të tyre ishin të pavetuar; Kushtetuat parashikon që anëtarët e KED të vetohen menjëherë; 
-    Vënde vakante të krijuara në të njëjtën kohë në Gjykatën Kushtetuese;
-    Number i kufizuar i kandidatëve për Gjyqtarë kushtetuesë për shumë vende vakante;
-    Barrierë në bashkëpunimin midis Kuvendit dhe Presidentit në kushtet e zhvillimit të procedurës së shkarkimit të Presidentit;
-    Dispozita të paqarta në Kushtetutë;

 Komisioni i Venecias Rekomandon 

1. Rekomandime për procesin e vetting
Ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të çohen në një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat siç zbatohen lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit të vettingut, veçanërisht në rast se verifikimi i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, veçanërisht ato te larta.
2. Rekomandime ne lidhje me procesin e emerimit te gjyqtareve kushtetues
·    Sekuenca - Radha e emërimeve në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë 

Radha për emërimet në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë i referohet alokimit të vendeve vakante dhe jo radhës së vendimeve aktuale të emërimit të gjyqtarëve. Tre autoritetet janë të pavarura dhe mund të veprojnë në mënyrë autonome në emërimet përkatëse. Mungesa e emërimit të anetarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk pengon Kuvendin dhe Presidentin të zgjedhin/emërojnë anëtarët përkatës të Gjykatës Kushtetuese. 

·    Mekanizmi zhbllokues

Mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti dhe Gjykata e Lartë, i parashikuar në Ligjin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka ndikuar në krijimin e një konflikti. Ndërsa ky mekanizëm është në fuqi dhe detyrues, rekomandohet të vihet në tekstin e Kushtetutës, sic është për Kuvendin.

·    Pezullimi i afatit 30 ditor të mekanizmit zhbllokues 

Pezullimi i këtij afati nuk parashikohet në Kushtetutë e në ligj. Pezullimi mund të justifikohet nëse ka një vakum ligjor.

Sipas K.Venecias bllokimet e qëllimshme dhe me vullnet të keq mund të konsiderohen si pezullime të paarsyeshme të afatit të një mekanizmi zhbllokues. Gjithsesi një parashikim i tillë nuk gjendet në ligj. 

·    Nisma e mazhorancës për betimin e gjyqtarit Kushtetues para Presidentit

Parashikimet që përmban draftligji për betimin, nëse cmohen të nevojshme për të evituar bllokimet e mundshme në të ardhmen dhe abuzimet me të drejtën e betimit nga ana e Presidentit, si një e drejtë formale ceremoniale, të parashikohen në Kushtetutë.

3. Rekomandime në lidhje me punën e KED

- ndryshim i rregullores se KED, duke mundësuar qe Avokati i Popullit te marre pjese dhe ne mbledhjet (dhome këshillimi) ku KED merr vendim per kandidatet. Kjo për hir te rritjes se transparencës se KED. Ky rekomandim per t’u adresuar kërkon ndryshime ne Ligjin n.115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë” dhe legjislacionit ne fuqi per organet kolegjiale.
- Të botojë sa më parë procesverbalet e mbledhjeve.
- KED duhet te kryej listimin e kandidatëve vetëm kur dosjet e te gjithe kandidatëve ne liste janë të plota dhe se Kryetari I KED duhet te dergoj listen së bashku me dosjet menjëherë te të institucionet përkatëse pa vonesë. 
- Të propozojë kandidatë të vetuar.

4. Nevoja për bashkëpunimi institucional

K.Venecias nxit bashkëpunim midis Kuvendit dhe Presidentit, ne veçanti kur ka pak kandidatë për shumë vende vakante, me qëllim  dakortësinë për zbatimin e procedurave që zhbllokojnë situata problematike.

5. Nevoja për ndryshime Kushtetuese

K.Venezias rekomandon ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetuesë si dhe garantimin e mandatit të plotë 9 vjecar për secilin prej tyre.

6. Të tjera 
·    Emërimi i gjyqtarit të fundit nga Presidenti

Mungesa e kandidatëve, fakti që lista e KED dërguar Presidentit mbeti pa kandidatë pas emërimit nga Kuvendi të dy anëtarëve të Gj.Kushtetuese dhe paqartësitë në dispozitat ligjore kushtetuese sipas K.Venecias, mund të konsiderojnë të arsyeshme emërimin e fundit të Presidentit kryer tej afatit 30 ditor dhe jashtë listës me tre kandidatët e renditur të parët nga KED, dhe pse vetë K.Venecias pranon se pezullimi i mekanizmit zhbllokues nuk përligjet në asnjë dispozitë ligjore. 

·    Përgjigja e pyetjes: “A jemi para cënimit të parimit të gjykatës së krijuar me ligj”:

Nuk ka përgjigje për këtë pyetje nga Komisioni i Venecias në opinion e vet. Ky ka qënë në fakt shqetësimi kryesor i Kuvendit sepse risku që palët të godasin vendimet e Gjykatës Kushtetuese në GJEDNJ, nëse anëtarë e trupës gjykuese është gjyqtarja e emëruara nga Presidenti në kapërcim të kritereve të mekanzimit zhbllokues, është real dhe i lartë.

Të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, që kanë në thelb ndryshime ligjore do të analizohen me kujdes me parteneret tanë ndërkombëtarë për të mos humbur asnjë ditë kohë për zbatimin e shpejtë të reformës. Ndërsa rekomandimet për bashkëpunime institucionale janë jo vetëm detyrë për secilin nga institucionet e këtij vendi por edhe një nevojë për vijmësinë e suksesshme të reformës në drejtësi, brënda korpusit ligjor të paketës së reformës në drejtësi. 


Në lidhje me ndryshimet në ligji e medias, Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit.

Projektligjet e paketës “ anti-shpifja”u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca vendosi të votoi ligjin “Për shërbimin mediatik në RSH”, vetëm past të kismet marrë një opinion nga Komisioni i Venecias. 

Opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online”.

Midis përfundimeve kyçe, Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve. Sipas Venecias, autoritetet shqiptare demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Për shembull, është pozitive që në ligj shprehimisht përmendet  që ky legjislacion duhet të interpretohet në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson nevojë për disa përmirësime dhe saktësime të tekstit të ligjit, por jo për t’u rrezuar si nisëm, ashtu siç pretendon opozita.

 Konkretisht, Komisioni i Venecias propozon këto ndryshime:
 
•    Ngushtim i fushës së zbatimit të ligjit, duke përjashtuar nga zbatimi I ligjit në mënyrë të qartë dhe te listuar çdo media online jo-profesionale, si blogjet individualë apo përdoruesit e rrjeteve sociale. - Sic konfirmohet edhe ne Opinion autoritet Shqiptare kanë rëne dakord me qartësimin e dispozitës pasi qëllimi i ligjit janë vetëm mediat online dhe jo individët përdorues të internetit apo të rrjeteve sociale.   

•    Rishikim i parashikimit të de-anonimizimit i të gjitha burimeve të mediave online shqiptare duke perjashtuar në menyrë taksative identitetin e përdoruesve të internetit të ndryshëm nga ofruesi i medias profesionale.- Autoritet konfirmojën ndryshimin e dispozitës përkatëse duke cituar në mënyre esplicite përjashtimin e detyrimit të ligjit për de - anonimizim të përdoresve të internetit të ndryshëm nga ofruesit e shërbimit mediatik. 

•    Parashikimi në ligj dhe jo në akte nënligjore të kritereve të përzgjedhjes, eksperienca, shmangia nga konflikti i interesit si dhe procedurat e emërimit të anëtareve të Këshillit të Ankesave (KA) me qëllim sigurimin e pavarësisë nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose interesat e tjera të korporatave të lidhura me politikën si dhe sigurimi i përfaqësimit nga komuniteti i mediave dhe shoqëria civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike. - Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi. 
•    
•    Rishikim i mënyrës së zgjedhjes së AMA dhe anëtarët e KA, në mënyrë që të sigurohen që këto organe të kenë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, që përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe që gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe bota e biznesit. – 

Në frymën e Opinionit ne kemi filluar punën për reformimin tërësor të AMA por edhe të KDRTSH, për të larguar cdo lloj ndikimi politik, apo kompromisesh politike që i kanë bërë këto borde aspak profesionale. Duke bllokuar shndërrimin RTSH në një korporatë mediatike të suskeshsme dhe të pavarur. Si dhe një Autoritet të Mediave të njëjtë me autoritet e mediave europiane.

Nuk ka nevojë të shpikim formula, sa kohë është provuar tashmë se formulat apolitike të përzgjedhjes të aplikuara gjatë Reformës në Drejtësi, mund të garantojnë garë të hapur që buron nga vullnetet individuale.

Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi. 

• Rishikim i procedurës së ankesave duke shtuar masat mbrojtëse proceduriale për të garantuar procesin e duhur dhe proporcionalitetin e sanksioneve. - Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.

Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues të pavarur që funksionon në mënyrë efektive dhe të pavarur që përfshin të gjithë aktorët përkatës të komunitetit të mediave dhe të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të përgjegjshmërisë së mediave në fushën e mediave në internet përmes vetë-rregullimit rregullore.- Autoritet shprehin vullnet maksimal per të arritur këtë objektiv
konkretisht

Risite e ligjit mbi sherbimet mediatike mbi të cilin shprehu opinion Venecia: 

- Zgjeron fushën e zbatimit të ligjit të AMA për të mbuluar publikimet në mediat online dhe për të rregulluar aktivitetet e ofruesve të shërbimeve të medias elektronike(nenet 1-2 të ndryshuar)
- Parashikon detyrime për orfruesit e shërbimeve të mediave elektronike Vashti si edhe mediat audiovizuale (neni 33/1 i ndryshuar);
- Zgjeron kompetencat e AMA-së dhe Komitetit të Ankesave duke u dhënë atyre fuqi për të mbikëqyrur zbatimin e detyrimeve nga Ofruesit e shërbimit të medias elektronike (nenet 20 dhe 51/1 të ndryshuar);
- Parashikon procedura për shqyrtimin e ankesave në lidhje me përmbajtjen e publikimeve në internet (neni 51/1 i ndryshuar);
- Parashikon një të drejtë për korrigjim ose përgjigje në lidhje me publikimet në internet (neni 53/1 i ndryshuar);
- Nuk rregullon veprimtarinë e rrjeteve sociale.
- Synon vendosjen e standardeve etike per reskeptimin e dinjitetit dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe të përmirësohet cilësia e informimit dhe e diskursit publik nga mediat elektronike.
- Krijon një regjister që administrohet nga AMA ku regjistrohen subjektet qe orfrojne sherbimin e medias elektronike ;
- Mundesohet identifikimi për publikun në të gjithë elementët e tyre, pronesine perfshire, te ofruesve te sherbimit te medias elektronike per ata qe regjistrohen;
- Mundeson perfitim të lehtësirave fiskale për median e rregullt qe rregjistrohet vullnetarisht;
-  Çdo individ, i cili cënohet nga publikimi i përmbajtjeve të paligjshme apo të pavërteta tendencioze të rreme, tashmë me anë të kësaj iniciative ka mundësi të rivendosi të drejtën e vet në vend, ashtu si edhe ofruesit e shërbimeve mediave elektronike do të kenë mundësinë të vënë ata të parët të drejtën në vend duke reaguar në kohë për të gjitha sinjalizimet se publikimet e tyre kanë qenë të pavërteta apo në cënim të të drejtave të individit.
-  Ligji synon një mbrojtje të veçantë për fëmijët në rastet kur publikimet dhe transmetimet e shërbimeve mediatike janë të paligjshme duke parashikuar mekanizma mbrojtës.
- Vendos masa administrative dhe gjobë për ata që do të nuk zbatojnë ligjin (nenet 132-133 të ndryshuar). Gjobat i referohen mosveprimit procedurial të OSHPE për të reaguar në kohë dhe për t’i dhënë mundësi subjekteve të japin versionin e tyre të së vërtetës. Përmbajtja e përgjigjes nuk i imponohet as nga ligji e as nga AMA. Nëse OSHPE siguron të drejtat proceduriale individëve ankues, asnjë gjobë nuk aplikohet ndaj tyre. Gjobat jepen per parregullsi proceduriale. Asnje gjobe nuk vihet mbi permbajtje e publikimit por mbi mos respektimin e te drejtes se individit per te pasur nje pergjigje ne kohe.
- Vendimet e AMA nuk zëvendësojnë gjykatën, e cila mbetet jo vetem garancia proceduriale e shkallës së ankimit ndaj vendimit administrativ të organeve të AMA, por gjykata dhe vetem gjykata shqyrton çështjet ku ngrihen problemet e shpifjes.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bego: 20/06/2020 16:06

    Tao Tao qesharak dhe i pafytyre..si nuk skuqet fare ky katundar edhe kur eshte shah mat!!!!

    Përgjigju
  • Leo: 20/06/2020 14:32

    Te shohim a do nxjerrin shpalljet per vendet e lira ne AMA dhe BDTVSH. Se keshtu thone dhe i mbyllin pa i mar vesh njeri. Qe te fusin njerezit e tyre.

    Përgjigju
  • E zeza: 20/06/2020 14:28

    Kjo pra te nderuar bashkeqytetare e bashkefshatare eshte politika bastarde shqiptare. Keta edhe te zezen e bejne te bardhe edhe te bardhen te zeza pa ju drithur zeri e pa ju skuqur faqja. Keta nuk e kuptojne cfare efekti bejne ne popull qe kur vendimi eshte ne driten e diellit dalin pa pike turpi e nuk kerkojne ndjese por perpeliten perseri me surratin e shemtuar e te felliqur qe nuk e shikon dot më njeri. Çdo popull ka qeverine qe meriton, eshte postulat ky. Ti gezojme te gjithe keta monstra miliardere qe kemi ne krye.

    Përgjigju
  • Juv: 20/06/2020 14:16

    O komunista, ngelet duke ja fut njeri-tjetrit. O Lanti, mjaft vodhet. Lajmero dhe Salen qe te ndani njalen.

    Përgjigju
  • elio: 20/06/2020 13:53

    Ore, a deshtuat? u vertetua qe keni shkelur kushtetuten, a u vertetua qe doni te ktheni vendimmarrjen qendrore? si ta lexojme, si triumfin tuaj? hajdut!

    Përgjigju
  • z.Balla je ok dhe i Respektuar nga shumica e Popullit..: 20/06/2020 13:49

    Perpara se Ju duhesh ketij Populli ,,keni punuar mjafte edhe pse ka Shume Pune TI afrohemi Evropes.. Meriton fjalet me te mira.. Leri ata dembelet Kriminele te lehin Si qehte,, se Ju vjen dita e Recit te Shkodres te Login Domino..

    Përgjigju
    • Librazhdioti: 20/06/2020 15:23

      Ahahahahahhahaha sa bukur paske shkruar o bashkekombasi im! Meso pak drejtshkrim dhe shkruaj pa gabime, se nuk e nderon taulantin keshtu. E di ti sa universitete ka mbaruar taulanti jone, po mastera e studimet pas universitare e di sa ka bere tao tao??!! Prandaj mik shkruaj bukur e pa gabime se na e merzit Prof Doktorin e Librazhdit tone Taulant Begon.

  • Xha Beqo: 20/06/2020 13:39

    1. Venezia thote kandidatet te jene me Vetting. Pra iku Xhaferrllari. 2. Venezia thote se nuk ka radhe tani, radha eshte ne kohen e krijimit te vakancave. 3. Venezia duket se i jep te drejte Metes per betimin por i thote PS rregulloje zhbllokimin me nderhyrje ne Kushtetute. 4. Venezia thote se edhe shume paqartesi te tjera qe duhen rregulluar me nderhyje ne Kushtetute, Pra, ku fitoi Meta? Prandaj ndryshimet sa me pare ne Kushtetute.

    Përgjigju
  • Cubi: 20/06/2020 13:24

    O zoti Balla mirqe ai koke lopa po tallet nga 4 vjet dhe ka te drejt,po ju te mazhorances perse sekryeni detyren kushtetuese qe ju ka ngarkuar sovrani???????????????????????????????? Populli ska nevoje per komente eshte ngopur. Qe presidenti e ka shkelur Jo me kembe por me byth kushtetuten kete ne shqiperi e kuptojn edhe femijet kjo ska nevoj per komente,qe eshte ushtar i bindur sali qenit edhe kjo dihet,,qe ka konflikt interessi edhe kjo dihet.qe eshte ne udheheqje te opzites edhe kjo dihet. Cfar kerkohet me shum per ta shporrur e te leroj instuticinin e zaptuar pa drejtesisht.

    Përgjigju
    • Cubit: 20/06/2020 15:28

      Paske hedhur kanditaturen per president keshtu qe e paske marre komentin me kaq pathos!??!! Çudi e madhe si u be ky vend. O shoku im, o popull, po akoma se paske kuptuar qe keta te gjithe jane bashke, vjedhin bashke, martohen bashke, prosvalen bashke. Keshtuqe lere rehat zotin balla, se ate burgun e reçit e kane bere gati per ty e per mua, se ata vete edhe 10 breza skane per ta pare burgun me sy. Ik vella leri komentet futi nje tas kos se ne populli jemi ne rregull, ata te shkrete e kane koken plot ku do cojne parate qe kane vjedhur tash e 30 vjet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?