Foto ilustruese

Venecia me biletë, turistët duhet të paguajnë 5 euro për ta vizituar

11 Janar 2022, 12:16| Përditesimi: 11 Janar 2022, 12:22

  • Share

Këtë vit turistët do mund të shijojnë bukuritë e Venecias kundrejt një tarife prej 5 eurosh. Autoritetet italiane kanë njoftuar se do të kufizojnë numrin e turistëve në Venecia.

Para pandemisë rreth 100,000 turistë e vizitonin qytetin çdo ditë. Nga viti 2022, udhëtarët do të mund të vizitojnë qytetin vetëm pasi të kenë blere biletën e tyre prej 5 eurosh në internet.

Bileta do të jenë të vlefshme vetëm për një ditë. Bashkia argumenton se qëllimi i këtij vendimi është të dekurajojnë turizmin një ditor, turistët që vijnë dhe ikin brenda ditës, sepse ata e lodhin dhe stresojnë qytetin.

Gjithashtu do të vendosen porta të mëdha për të mbyllur hyrjet kryesore në qendrat historike të qytetit dhe do të instalohen 500 kamera për të monitoruar fluksin e vizitorëve.

Kamerat do të kontrollohen nga policia e vendit në çdo moment nëpërmjet një aplikacioni të dedikuar në celular.


Pamje nga Venecia

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?