Anijet e lundrimit janë të ndaluara të hyjnë në qendrën historike të Venecias, është ky vendimi i fundit i qeverisë italiane.
Të mërkurën, ministrat italianë ranë dakord që anijet e mëdha të lundrimit dhe kontejnerëve nuk do të ishin më në gjendje të hynin në kanalin Giudecca të qytetit, i cili të çon në Sheshin historik të Shën Markut.
Ministri i Kulturës Dario Franceschini e përshkroi masën si "një vendim të saktë, i pritur për vite me radhë".
Kritikët argumentojnë se anijet shkaktojnë ndotje dhe shkatërrojnë themelet e qytetit, i cili vuan nga përmbytjet e vazhdueshme.
Anijet e lundrimit aktualisht nuk janë në gjendje të hyjnë në Venecia për shkak të kufizimeve të koronavirusit por mungesa e tyre ka shkaktuar përmirësim të cilësisë së ujit.
Presioni për të ndaluar anijet e mëdha ka filluar që në 2019 pasi një anije udhëtimi u përplas në një port në qytet, duke plagosur pesë persona.
Nismat e mëparshme për të ndaluar trafikun e anijeve turistike kanë dështuar po ashtu.
Anijet e mëdha tani do të duhet të ankorohen në portin industrial të qytetit derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme.