'Venecia', nesër mëngjes pune me opozitën jashtëparlamentare

13 Shkurt 2020, 20:26| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 20:31

  • Share

1581584800_venecia.jpg

Opozita jashtëparlamentare do të takohet ditën e premte me delegacionin e Komisionit të Venecias, që ka ardhur për të mbledhur fakte lidhur me procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 'Venecia' do të takohet në orën 8:15 në ambientet e hotel Rogner me kreun e PD, Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish deputetin Oerd Bylykbashi. Takimi do të jetën në kuadër të një mëngjesi punë, ndërsa më pas kryedemokrati Basha do të mbajë një komunikim me gazetarët.

Në takim do të diskutohet në lidhje me çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas precedentit Arta Vorpsit, e cila ishte dhe 'shkaku' që solli miratimin e ligjit në Kuvend, ku presidentit i vendoset një afat kohor për të thirrur në ceremoninë e betimi anëtarët e gjykatës Kushtetuese. Me ligjin e ri që u miratua më 12 janar në parlament me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.


Lajmi kryesor:

Meta ‘ironi’ me ‘Venecian’: Emërimet në Kushtetuese i kupton dhe fëmija! E rëndësishme 'Krye- KÇK' që çuditërisht u miratua një ditë para


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?