'Venecia' rrëzoi Presidentin, nënkryetari Zeneli për Report TV: Në nëntor dorëzojmë raportin në Kuvend

2 Tetor 2019, 18:29| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 19:09

  • Share

Raporti përfundimtar nga Komisioni Hetimor mbi çështjen e shkarkimit të presidentit Meta mund të jetë gati nga fundi i muajit nëntor. Kështu u shpreh, nën/ kryetari i këtij Komisioni Alban Zeneli në një intervistë për Report Tv, i cili ndër të tjera tha se komisioni hetimor ende nuk e ka administruar raportin paraprak të komisionit të Venecias.

Një raport përfundimtar nga ky komision parlamentar besoj se do ta kemi nga fundi i muajit nëntor se është Gjykata Kushtetuese që e përfundon atë cikël, që vulos anën përfundimtare të këtij veprimi” tha ai.

Zeneli u tërhoqi vëmendjen dhe anëtarëve të komisionit hetimor që sipas tij bëjnë deklarata politike. Sipas nënkryetarit të këtij komisioni, këto deklarata po ndikojnë në integritetin e këtij komisioni.

Ne jemi përpara një hetimi, dhe çdo opinion i anëtarëve të këtij komisioni e bën pis këtë proces. Ky proces të jetë sa më ligjor se do jetë pjesë e historisë shqiptare” tha Zeneli.

Raporti paraprak i Venecias mbi cështjen e shkarkimit ose jo të presidentit Meta mbërriti në Tiranë 5 ditë më parë. Në raport thuhej se presidenti kishte tejkaluar kompetencat me zhdekretimin e datës së 30 qershorit, ndërkohë raporti përfundimtar mbërrin në 13 tetor. Komisioni i Venecias do të diskutojë më 10 tetor për raportin përfundimtar mbi vendimin e Presidentit të Republikës.

Komento

Komente

  • Ani: 02/10/2019 22:34

    Kush tvuni deputet ty vdekt o zot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?