Frika nga koronavirusi shtyn sesionin në 'Venecia' për 'anti-shpifjen' dhe Kushtetuesen

28 Shkurt 2020, 19:41| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 19:53

  • Share

Frika nga koronavirusi ka shtyrë seancat e 20-21 marsit në Komisionin e Venecias ku ishte planifikuar që të shqyrtoheshin dhe të dilej me një raport, që të përmbante opinionin e këtij institucioni për dy çështje që forta që trazuan politikën shqiptare në muajt e fundit të vitit të kaluar, miratimi i paketës anti-shpifje dhe emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në shkurt dy delegacione të Komisionit të Venecias zbarkuan në Shqipëri për t'u njohur me problemin dhe qëndrimin e aktorëve politikë dhe institucioneve për dy cështjet.

Paketa Anti-shpfije u dërgua në "Venecia" nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri "një hap pas", duke mos e votuar në Kuvend pa marrë parasyh opinion e Komisionit të Venecias.

Në 13 shkurt erdhi delegacioni për debatin e fortë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes Presidentit dhe opozitës nga njëra anë dhe KED-së me shumicën nga krahu tjetër. Çështja përfundoi në SPAK, pas kallëzimit të Presidentit për kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?