'Venecia' takim me opozitën jashtë parlamentare për Anti-Shpifjen/ Vokshi: I njohëm me qëndrimin tonë! Ai ligj duhet të griset

11 Shkurt 2020, 19:25| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 21:00

  • Share

TIRANË- Ish-deputetët e opozitës jashtë parlamentare, Albana Vokshi, Genc polli dhe Edmond Haxhinasto kanë zhvilluar një takim me ekspertë të komisionit të Venecias, për paketën Anti- Shpifje.

Në këtë takim i cili ka zgjatur për rreth 60 minuta, Vokshi u ka bërë të qartë ekspertëve qëndrimin e opozitës, që e quan ligjin në shkelje të kushtetutës, me anë të së cili synohet kapja e medias online nga qeveria. Sipas Vokshit, dy ligjet e paketës Anti-Shpifje, për AMA-n dhe AKEP-in nuk duhet të përmirësohen, por duhet të grisen, duke thënë se besojnë tek opinioni që 'Venecia' do të japë në fund pas mbledhjes së fakteve nga palët.

"Kundër paketës Anti Shpifje, të dyja ligjet për AMA-n dhe AKEP-in janë të ndërtuara në mënyrë jo transparente, për të kontrolluar median online kritike të Ramës,që ka bërë transparente aferat korruptive të qeverisë. Atë që nuk mund ta blejë, ta zotërojë po kërkon ta rregullojë nëpërmjet këtyre dy ligjeve që i prezanton si paketa Anti- Shpifje. Duhet të anulohen, të grihen, jo të përmirësohen. Pretendimet e qeverisë janë pjesë e legjislacionit aktual, nuk ka nevoje për ligje të tjera. Qëndrimi i opozitës është që këto dy ligje të anulohen, sepse janë anti- kushtetuese dhe janë dy ligje që në fund të ditës janë anti-europiane. Ne besojmë që opinioni i Komisionit të Venecias, do të jetë një opinion objektiv", bëri me dije Vokshi.

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka mbërritur në Tiranë këtë të hënë. Paraditen e sotme u takuan edhe me presidentin Ilir Meta, e ndërsa më herët zhvilluan një takim me zv. kryetaren e parlamentit, Vasilika Hysi. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BURRI SHËMTUAR: 12/02/2020 08:31

    Kjo albana vokshi grua me fytyr burri të shëmtuar është një buçe plak një hajdute me çizme e më e koruptuara. E kjo gërthet hajduti hajduti kapeni në një koh që kjo ka bër namin duke vjedhur. Pty rac e pisët.

    Përgjigju
  • Vaj medet: 11/02/2020 23:03

    Shurruthull femer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?