Itali- Një rrjet i mirëorganizuar italo-shqiptar i trafikut të drogës është goditur në Venecia, me 14 të arrestuar. Mes tyre 6 italianë dhe 8 shqiptarë.
Masat e nxjerra nga Prokuroria ishin të përqendruara midis provincave të Venedikut dhe Padovës dhe përfshinin mes policisë vendase të disa njësive operacionale edhe Policinë e Shtetit në Shqipëri, Gjermani dhe Spanjë.
Të dyshuarit akuzohen për posedim dhe shitje të drogës dhe zhvatje.
Hetimi nisi nga karabinierët fillimisht dhe u zhvillua midis nëntorit 2022 dhe dhjetorit 2023, ku zbuloi bazën operative të grupit të trafikantëve në Mira (Venecia) dhe konstatoi aktivitetin e trafikut të drogës midis zonave Treviso, Padova dhe Venecia.
Më tej edhe disa episode të zhvatjeve nga organizata kriminale, ndaj narkomanëve që nuk kishin paguar detyrimet dhe ishin borxhlinj. Njërin prej tyre, episod i faktuar me prova si[pas hetuesve, e detyruan që të paguante 5 mijë euro, teksa më herët e kishin spërkatur me alkool dhe e kërcënonin se do i vinin flakën nëse nuk paguante, informon agjencia ANSA.
Banda siguronte një shitje javore të kokainës me vlerë 150 mijë euro (100 euro për gram), drogë e shitur nga korrierët dhe e grumbulluar nga bashkëpunëtorët në magazina dhe shtëpi. Qarkullimi i llogaritur ishte mbi 700 mijë euro në muaj.
Komente
