Lind Islami dhe Venera Lumani janë një ndër çiftet më romantike shqiptare.
Në emisionin “Shiko Kush Luan”, Lindi dhe Venera treguan nëpërmjet gjesteve që kanë një dashuri të madhe mes tyre.
Gjatë lojës së parë Venera u pyet se kur do kemi dasmë, mirëpo surprizë ishte pyetja që Lindi kishte në letrën e tij të shkruar. Bëhej fjalë për një propozim live të cilin ai e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Lindi improvizoi në studio një propozim martese romantik, duke marrë më pas duartrokitjet e të gjithë publikut në studio.
Në lojën e fundit, Venera foli edhe për dëshirën për t’u bërë nënë: “Në fillim dasmën e më pas, dashtë Zoti të bëhem mami”- tha ajo gjatë lojës.
Nuk dihet ende se kur kanë plane ta kurorëzojnë lidhjen e tyre, por ne i urojmë më të mirat.