Venezuelë/ OKB: Regjimi i Maduros ka kryer krime kundër njerëzimit

16 Shtator 2020, 15:37| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 15:42

  • Share

Hetues nga Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se qeveria e Venezuelës ka "kryer shkelje të rënda" deri dhe krime kundër njerëzimit.

Rastet e vrasjeve, torturave, dhunës dhe zhdukjeve u hetuan nga një mision faktmbledhës i OKB-së.

Ekipi i Organizatës së Kombeve theksoi gjithashtu se edhe presidenti Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin të implikuar.

Çfarë tha ekipi i OKB?

Në raportin e OKB-së se shërbimet e sigurisë së Venezuelës janë të përfshirë në një model dhune sistematike që nga viti 2014, që synon të shtyp opozitën dhe të terrorizojë popullsinë.

“Maduro dhe ministrat e brendshëm e të mbrojtjes jo vetëm që kanë qënë në dijeni të krimeve, por kanë urdhëruar operacionet”

Po sipas raportit të OKB-së, "forcat e sigurimit të Venezuelës që nga viti 2014 kanë planifikuar dhe ekzekutuar shkelje serioze të të drejtave të njeriut, disa prej të cilave - duke përfshirë vrasje dhe përdorimin sistematik të torturës, të cilat përbëjnë krime kundër njerëzimit. Larg të qenit akte të izoluara, këto krime u koordinuan dhe u kryen në përputhje me politikat e shtetit, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të oficerëve komandues dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë."

Hetuesit e OKB kanë hartuar një listë me 45 emra të atyre që besohet të jenë përfshirë drejtpërdrejt në aktet e dhunës dhe krime kundër njerëzimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?