Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

Bota

Venezuelë/ Trump nuk e njohu si president, Maduro urdhër për dëbimin e diplomatëve amerikanë

24 Janar 2019, 07:05| Përditesimi: 24 Janar 2019, 14:21

  • Share

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro i është përgjigjur vendimit të SHBA-së për të njohur zyrtarisht si president të përkohshëm Juan Guaidon, duke ndërprerë lidhjet diplomatike me të.

Në një dalje nga selia e presidencës, Maduro deklaroi se stafi diplomatik i "qeverisë imperialiste" të Shteteve të Bashkuara ka 72 orë kohë që të largohet nga vendi. 

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka refuzuar të tërheqë diplomatët duke thënë se prishja e lidhjeve diplomatike me SHBA nuk është e ligjshme.

“Ne i bëjmë thirrje forcave ushtarake dhe atyre të sigurisë të Venezuelës që të vazhdojnë të mbrojnë mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj, si dhe të shtetasve të SHBA-së dhe të huajve të tjerë në vend”, u shpreh Pompeo në një deklaratë mbrëmjen e së mërkurës.

Venezuela ka disa vite që ndodhet në "rënie të lirë" ekonomike, që kur drejtimin e vendit e mori Nicolas Maduro, pas vdekjes së Hugo Chavezit. Hiperinflacioni dhe mungesat e ushqimeve bazë, janë këto disa nga arsyet kryesore që kanë sjellë kritika globale në rritje përkundrejt Maduros. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?