Venezuelë/Presidenti Maduro dekreton falje për 110 të burgosur politikë

1 Shtator 2020, 11:08| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 11:22

  • Share

Presidenti i Venezuelës Maduro ka dekretuar falje për 110 të burgosur politikë.

Emri i parë në listë është ai i Roberto Marrero, avokati venezuelian, shefi i shtabit të presidentit të përkohshëm të vetëshpallur, Juan Guaidò, i cili mbahet në burgun e El Helicoide, që sipas një gazette argjentinase është qendra kryesore e torturave në Venezuelë.

Falja e të burgosurve bëhet vetëm pak kohë para zgjedhjeve për rinovimin e Asamblesë Kombëtare që do të mbahen më 6 dhjetor.

Midis 110 të burgosurve që iu dha falja janë edhe 23 janë deputetë të zgjedhur në Asamblenë Kombëtare.

"Synimi i qeverisë - shpjegon Ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez - është të thellojë procesin e pajtimit kombëtar në mënyrë që çështjet politike të zgjidhen me mjete paqësore dhe demokratike".

Dhënia e faljes është gjithashtu  pjesë e negociatave që qeveria po kryen me një pjesë të opozitës.

Të liruarit përfshijnë edhe deputetin Juan Requesens, i cili u dënua me dy vite burg me akuzat e pjesëmarrjes në një përpjekje për grusht shteti kundër Presidentit Maduro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?