Pirro Vengu

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

28 Shtator, 15:05| Përditesimi: 28 Shtator, 15:12

  • Share

Forcat e Repartit të Operacioneve Speciale në Zall-Herr do të kenë shumë shpejt qendrën multifunksionale, punimet për të cilën janë realizuar aktualisht në masën 80%.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu së bashku me Atasheun ushtarak amerikan në Shqipëri, Kapiten i rangut të II, Eric Cote inspektuan punimet që po kryhen në këtë godinë, ndërtimi i të cilës ka nisur në prill të vitit 2023 dhe pritet të përfundojë sipas planit në Qershor të vitit të ardhshëm. Komandanti i ROS, nënkolonel Ajet Jata tregoi për detajet e këtij projekti. Ata vizituan edhe mjediset e palestrës dhe hambarit të skafeve, të cilat tashmë janë funksionale.

Gjatë inspektimit, Vengu u shpreh se, “Forcat Speciale janë kapacitet kombëtar dhe pesha e përgjegjësisë është më e madhe për t’u përballur me operacione mjaft specifike. Ju keni patur një historik shumë të mirë nga pikpamja e certifikimit të personelit sipas standardeve të NATO-s, madje edhe përtej pritshmërive kalendarike. Ne duhet që këtë përkushtim të personelit tuaj ta mbështesim jo vetëm nga pikpamja e trajtimit në pagë dhe në vështirësi pune, jo vetëm në infrastrukturë, pasi investimet do të vazhdojnë këtu, por edhe sa i përket mjeteve të logjistikës që përdorin”. 

Reparti Operacioneve Speciale në Zall-Herr, prej disa vitesh i është nënshtruar rikonstruksionit me faza. Godina shumëfunksionale do të ketë një kapacitet për rreth 400 forca speciale. Po ashtu ajo do të ketë edhe një poligon modern për kryerjen e qitjeve me armët e lehta. Në këtë objekt janë parashikuar edhe ambjente, ku efektivët mund të kalojnë kohën e lirë. Kjo godinë do të ketë gjithashtu edhe një sallë të veçantë për komunikimin me NATO-n. Reparti i Operacioneve Speciale vazhdon stërvitjet intensive në kuadër të stërvitjes për vlerësimin kombëtar të “SOLTG” që do të zhvillohet në fillim të muajit Tetor 2024.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?