BRUKSEL - Më 13 shkurt 2025, në Bruksel u mbajt takimi i Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu.
Në këtë takim kryefjala ishte rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate, në dritën e negociatave për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ministri Vengu bën me dije se në takim ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë që shtimin e burimeve financiare për mbrojtjen ta përkthejmë në më shumë kapacitete operacionale, ringjallje të industrisë ushtarake dhe infrastrukturë në mbështetje të modernizimit të forcave tona dhe në funksion të Aleancës.
“Në këtë kontekst, një industri ushtarake reaguese është kyçe për të prodhuar armatimin, municionet dhe pajisjet e nevojshme.
Gjithashtu, theksova nevojën për vigjilencë të shtuar të Aleancës në Evropën Juglindore, veçanërisht në raport me Kosovën, si dhe në zonën Adriatiko-Joniane, ku planet aleate meritojnë të përditësohen me veprime të reja strategjike përballë sfidave të shumta hibride me të cilat po përballemi”,- është shprehur Vengu.
Komente

Kishim armatim pa fund e vodhet dhe e shkaterruat kurse tani doni te merni prape leke taksapaguesve qe te blini mbeturinat e amerikes , jeni maskarenjte me te medhenj te historise
Përgjigju