Pirro Vengu dhe Władysław Kosiniak-Kamysz

Kronikë

Vengu në Varshavë, takim me homologun e tij: Polonia një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

30 Shtator, 12:42| Përditesimi: 30 Shtator, 12:45

  • Share

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është takuar me homologun e tij në Varshavë, Władysław Kosiniak-Kamysz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Vengu shprehet se Polonia është një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

"Në Varshavë, dita nis me takimin me homologun Władysław Kosiniak-Kamysz. Në eksperiencën e suksesshme polake, anëtarësimi në BE dhe mbështetja konsistente për Mbrojtjen dhe industrinë ushtarake janë dy anë të së njëjtës medalje. Një mësim i vyer që na nxit për më shumë bashkëpunim me Poloninë, një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ramë dakord sot për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy ministrive të Mbrojtjes në dy elementë kyç: fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritja e kapaciteteve prodhuese.

Mirënjohës Polonisë për mbështetjen e pakursyer dhe për vëmendjen dashamirëse në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore', shkruan Vengu.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?