Çmimet për veprën shkencore më cilësore mbi antifashizmin nga autorë vendas edhe të huaj u ndanë sot në Akademinë e Shkencave.
A) Nga autorët vendas u shpall fitues historiani Paskal Milo me librin "Shqipëria në luftën e dytë botërore (1939-'43) dhe B), ndërsa nga autorët e huaj, Roderick Bailey me "Lufta e fshehtë në Shqipëri, një histori e misoneve sekrete britanike 1940-'45.
Të shpallë të nominuar për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga autorë vendës, ishin këto vepra: 1. Dosjet e luftës, me autore Ana Lalaj; 2. Ripushtimi i Kosovës (shtator 1944 – korrik 1945) me autor Lefter Nasi; 3. Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore – Libri 1: 1939-1943 me autor Paskal Milo erdhe 4. Shqipëria dhe “Tokat e lirueme”: 1939-1946 me autor Romeo Gurakuqi.
Të shpallë të nominuar për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga autorë të huaj (të përkthyer në shqip), ishin këto vepra:
1. Shqipëria gjatë luftës, 1939-1945 me autor Bernd J. Fischer; 2. Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri: 1939-1944: një analizë historike e gjedhes kulturore të mikut dhe armikut me autor Hubert Neuëirth; 3. Fitorja e hidhur - Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë me autor Reginald Hibbert; 4. Lufta e fshehtë në Shqipëri – një histori e misioneve sekrete britanike 1940 – 1945 me autor Roderick Bailey.
Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga studiues të rinj u gjykua se, nga prurjet e paraqitura nuk qe e mundur të përzgjidheshin vepra
Juria ndërkombëtare e konkursit retrospektiv për veprën shkencore më të realizuar kushtuar antifashizmit në Shqipëri (nga viti 1991 deri më 2019), përbëhej nga: kryetar akad. Marenglen Verli dhe anëtarët prof. Jusuf Bajraktari, prof. Valentina Duka, prof. Mario Brunetti dhe prof. Hamit Kaba.