Strehuar në një manastir në malet e Ballkanit disa “pacientë të marrë” të harruar nga bota e përtejme vizitohen nga një doktor që synon t’i kthej në normalitet, por përfundon duke u bërë pjesë e kësaj çmendurie.
Kjo është historia satirike e “Kolonelit Zog”, një vepër e shkruar nga shkrimtari bullgar Hristo Bojçev, që u vu në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
“Doktori shihet si personazhi që është kontrapunkt i të gjithë personazheve të tjerë. Kërkojmë më të mirën e mundshme që pas NATO-s të arijmë në Bashkimin Europian. Nga vetë personazhet ideali është ëndrrra se sa vetë Bashkimi Europian”, thotë aktori Roerd Toçe.
Nën interpretimin e aktorëve Florian Agalliou, Roerd Toçe, Donald Shehu,etj dhe me regji të Xhuliano Briskut, vepra sa aktuale dhe satirike ka në qendër aspiratat dhe ëndrrat e një grupi njerëzish për t’iu bashkuar strukturave më të fuqishme të Europës.
“Sa i përket aktualitetit në vepër ne jemi në pikën më kulmorë të këtij tranzicioni 30 vjeçar dhe ne jemi ende në aspiratën për t’u bërë europian”, tha regjisori Xhuliano Brisku.
Për aktorin Roerd Toçe se mesazhi qendror I veprës janë idealet e personazheve për t’iu bashkuar një bote të mbrojtur dhe të civilizuar.
“Koloneli Zog”, do të shfaqet publikun durrsak dhe në teatrin e Durrësit përgjatë fundjavës në orën 19:00, për të vazhduar rrugëtimin në Teatrin Eksperimental të kryeqytetit.