Veprat e artit të vjedhura, Ministria e Kulturës: 20 ikonat që u vodhën nga Maqedonia e Veriut, do i rikthehen shtetit fqinj

17 Mars 2022, 17:20| Përditesimi: 17 Mars 2022, 21:55

  • Share

Ministria e Kulturës në reagimin e saj zyrtar pas zbulumit të veprave të vjedhura, ka bërë me dije se ka qenë pjesë e punës me Policinë e Shtetit për identifikimin dhe iventarizimit të objekteve të sekuestruara. Ndërkohë, për 20 ikonat e vjedhura nga Maqedonia e Veriut, Ministria ka sqaruar se ato do i kthehen vendit fiqnj. 

"Falë bashkëpunimit të frutshëm ndërinstitucional u bë i mundur sekuestroja preventive e një sasie të konsiderueshme objektesh, një pjesë e të cilave, nga verifikimi paraprak, dyshohet të jenë pjesë e trashëgimisë kulturore.
Ministria e Kulturës, nëpërmjet institucioneve te saj te specializuara, ka bashkëpunuar ngushtësisht në nivel ekspertize me Policinë e Shtetit dhe është bërë pjesë aktive e procesit të identifikimit dhe iventarizimit të objekteve të sekuestruara: fotografimin, dhe regjistrimin e tyre. Do të vijohet me procesin e identifikimit, i cili do të zgjasë, deri në verifikimin e plotë dhe përfshirjen e tyre në databazën e objekteve të zhdukura.
Ministria e Kulturës ka ekspertizën e nevojshme në identifikimin e këtyre objekteve, krahas regjistrimit të tyre.
Është ende hereët për të konkluduar nëse kemi të bëjmë me objekte të vjedhura apo te humbura, të përfshira në Regjistrin e Trashëgimisë sonë Kulturore, ndërkohë që një pjesë e tyre mund të jenë me origjinë të huaj.
Ministria e Kulturës falenderon Policinë e Shtetit për kontributin e dhënë në luftën kundër trafikimit të trashëgimisë sonë kulturore, një luftë të cilën po e intensifikojmë edhe më tej edhe pas ratifikimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me administrimin e bazës së të dhënave mbi objektet e vjedhura prej Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. 
Aktualisht Ministria e Kulturës ka një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Interpolin dhe të gjitha institucionet kompetente ndërkombëtare, në sensibilizimin dhe luftën kundër trafikut të objekteve të trashëgimisë kulturore. 
Shumë shpejt Shqipëria do të rikthejë në Maqedoninë e Veriut edhe 20 ikona, të cilat pas sekuestrimit rezultuan të ishin me origjinë pikërisht nga shteti fqinj.
I njëjti proces verifikimi dhe konfirmimi mbi origjinen e tyre do të kryhet edhe me objektet e sekuestruara së fundi", thuhet në reagim. 


Lajmi kryesor:

Zbulohen 4000 vepra arti në një banesë në Tiranë me vlerë 8 mln euro! Foto ekskluzive nga Ikonat, i arrestuari Artan Koçiu, i dënuar më parë! Veprat u vodhën në kishat në Shqipëri, Greqi e Maqedoni


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?