Veprat e reja penale/ Burg kush bën meme e montazhe, kush shikon tjetrin fshehurazi zhveshur, ngacmon me fjalë dhe hap llogari false në emër të tjetrin në Facebook

3 Dhjetor 2020, 16:22| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 18:48

  • Share

TIRANËKodi i ri Penal, i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me përfaqësues të drejtësisë shqiptare dhe misionet e ndërkombëtare, parashikon një sërë veprash të reja penale, disa prej të cilave mund të prodhojnë debate dhe polemika në ditët e vijim. Për herë të parë, konsiderohet vepër penale dhe do të dënohet deri në 1 vit burg, vëzhgimi i pjesëve intime të një personi, pa pëlqimin e tij, kur ai po qëndron në një vend të mbyllur apo diku larg syrit të njerëzve. Në këto rrethana, konsiderohet vepër penale edhe nëse shikon pjesët e intime të një personi me çdo mjet, me dylbi apo mjete të tjera. Kur pamjet regjistrohen me telefon apo mjete të tjera apo kur kjo vepër kryhet në autobus apo mjete të tjera për transport kolektiv, dënimi parashikohet deri në dy vite burg.

Do të konsiderohet gjithashtu për herë të parë vepër penale dhe do të dënohet deri në një vit burg, ngacmimi i vazhdueshëm me fjalë i një personi apo me sjellje, me qëllim për ta dëmtuar në punë apo profesionalisht. Kodi i ri Penal parashikon edhe kriminanlizmin e montazheve apo memeve. Personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg. Ndjekja penale do të fillojë me një ankim të personit që ka qenë objekt i montazhit apo memes dhe do të pushojë nëse personi tërhiqet.

Kodi i ri Penal pritet t’i japë fund një abuzimi masiv me përdorimin e fotove dhe emrave të peronave publikë ose jo, duke hapur llogari në Facebook. Ky veprim parashikohet të dënohet deri në dy vite burg. Do të dënohet nga një deri në dy vite burg përgjimi i bisedës apo i komunikimit të tjetrit, pa autorizimin përkatës sipas ligjit. Ndërkaq, prodhimi, importimi, posedimi, ekspozimi, ofrimi, marrja me qira ose shitja e pajisjeve teknike të afta për të përgjuar në distancë do të dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet. Kodi i ri Penal kriminalizon dhe parashikon dënime të rënda për ata që porosisin për të lindur fëmijë (surrogat). Disa nga veprat e reja penale në kodin e ri

Vëzhgimi i paautorizuar i pjesëve intime të personit

1. Vëzhgimi nëpërmjet përdorimit të çdo mjeti për të parë pjesët intime të një personi, i cili nuk është ekspozuar apo është shmangur nga sytë e palëve të treta për shkak të veshjes që ka zgjedhur ose qëndrimit në një vend të mbyllur, kur është kryer pa e ditur ose pa pëlqimin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobe ose me burgim deri në 1 vit.

2. Po kjo kundërvajtje penale, kur kryhet në një ose më shumë nga rrethanat e mëposhtme:

2.1. kur është kryer nga një person që abuzon me autoritetin që i është dhënë nga funksionet e tij;

2.2. kur është kryer ndaj një të mituri;

2.3. kur është kryer ndaj një personi me cilësi të veçanta të dukshme ose të njohura nga autori si mosha e tij, një sëmundjeje, një paaftësi fizike ose mendore ose një gjendje e shtatzënisë;

2.4. kur është kryer nga disa persona;

2.5. kur është kryer në një automjet të caktuar për transport kolektiv të udhëtarëve ose në një vend të destinuar hyrje në një mjet të transportit kolektiv të udhëtarëve;

2.6. kur imazhet janë fiksuar, regjistruar ose transmetuar nëpërmjet komunikimeve elektronike apo çdo forme tjetër, dënohet nga 1 deri në 2 vjet burgim.

3.Proçedimi penal për ketë vepër penale fillon me paraqitjen në gjykatë të kërkesës për gjykim të viktimës akuzuese ose përfaqësuesit ligjor dhe pushohet nëse tërhiqet prej saj.

Ngacmimi moral

Ngacmimi i vazhdueshëm i një personi me fjalë ose sjellje të përsëritura, duke pasur si qëllim ose efekt përkeqësimin e kushteve të punës, cenimin e të drejtave dhe dinjitetit të tij, dëmtimin e shëndetit fizik ose mendor ose vënien ne rrezik të së ardhmes së tij profesionale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobe ose me burgim deri në 1 vit.

Cenimi i imazhit të personit

1. Publikimi në çdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se është i tillë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.

2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.

Përvetësimi i identitetit të personit

1. Përvetësimi i identitetit të një personi, ose të përdorimit të një ose më shumë të dhënave të çdo lloji që lejojnë ta identifikojë plotësisht atë me viktimën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

2. Po kjo vepër penale e kryer në mënyrë që të cënojë privatësinë, paqen e viktimës ose të afërmeve të saj, ose të dëmtojë reputacionin ose imazhin e saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit.

2. Kjo vepër penale dënohet deri në 2 vjet burgim kur kryhet në një rrjet komunikimi publik nëpërmjet internetit.

3. Vepra penale si më sipër zbatohet pavarësisht rastit nëse përvetësimi i identitetit është bërë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose jo.

3. Procedimi penal për ketë vepër penale fillon me paraqitjen në gjykatë të kërkesës për gjykim të viktimës akuzuese ose përfaqësuesit ligjor të saj.

Përgjimi i paautorizuar

1. Përgjimi i bisedës apo komunikimin e një personi, i bërë nga kushdo pa autorizimin përkatës sipas ligjit, ose që i mundëson një personi tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo përmbajtjen e komunikimit të përgjuar pa autorizim, përbën kundërvajtje penale dhe, dënohet me gjobe ose burgim nga 1 deri në 2 vjet.

2. Prodhimi, importimi, posedimi, ekspozimi, ofrimi, marrja me qira ose shitja e pajisjeve teknike të afta për të bërë të mundur që të kryhen operacione të cilat mund të përbëjnë shkeljen e parashikuar nga neni 229 ose, që janë të krijuara për zbulimin në distancë të bisedave, të cilat mund të përbëjnë shkeljen e parashikuar nga neni 234 ose, që kanë për qëllim kapjen e të dhënave kompjuterike, në mungesë të autorizimit përkatës sipas ligjit, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.

3. Kur vepra penale kryhet nga personi që ushtron një funksion publik apo bazuar në autorizimin e tij dënohet me burgim nga 3 deri në 6 vjet.

Kontrolli i paligjshëm

1. Kontrolli i kundërligjshëm të banesës, objekteve apo personit, kryer nga personi zyrtar, në dijeni të plotë që po keqpërdor pozitën publike apo sipas autorizimeve të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në 2 vjet.

2. Për qëllime të kësaj dispozite, objektet përfshijnë, por nuk kufizohen në banesën dhe kopshtin rrethues, biznesin, zyrën, dhomën e hotelit apo dhomën e marrë me qira.

Neni 258

Porosia për të lindur fëmijë

1. Për qëllime të këtij neni “Porosia për të lindur fëmijë (Surrogacia)” është një marrëdhënie konsensuale e dakordësuar në marrëveshje pavarësisht formës së saj, ku një femër/grua madhore (nëna surrogate), për altruizëm apo kundrejt një pagese në vlera monetare ose përfitime të tjera, jep pëlqimin dhe me vullnetin e saj, merr përsipër të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositese apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues qe do të jenë automatikisht prindërit e fëmijës pas lindjes së tij duke ushtruar gjithë të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj fëmijës.

2. Kryerja e veprime në funksion të realizimit të marrëdhënies së parashikuar nga paragrafi i parë i këtij neni, për qëllime fitimi material ose jo, përfshirë nënën e porositur apo përfituesit e fëmijës së porositur, sipas paragrafit 1 të këtij neni, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet.

3. Përfshirja/ndërhyrja me qëllim përfitimi midis një personi ose një çifti që dëshiron të mirëpresë një fëmijë dhe njohja e lidhja e tij/tyre me një grua që pranon ta mbajë këtë fëmijë brenda trupit të saj dhe ta sjellë në jetë, në mënyrë që t'ua dorëzojë pas lindjes atyre, dënohet me burgim nga 2 deri në3 vjet.

4. Nëse vepra sipas parashikimit të paragrafëve 2, 3 është kryer nga një person që ushtron një profesion shëndetësor, dënimit penal të parashikuar në secilin paragraf të këtij neni i shtohet detyrimisht edhe dënimi plotësues i ndërprerjes së menjëhershme e të përhershme të së drejtës për ushtrimin e profesionit.

5. Cilido që organizon ose reklamon udhëtime me çfarëdo mjeti ose me çdo mënyrë, përfshirë komunikimet elektronike, apo njoftime që synojnë promovimin ne Republikën e Shqipërisë të porosisë për të lindur fëmijë në mënyrën e parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

Neni 238 për ndalimin e montazheve

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë të ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet në Kodin Penal)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/12/2020 04:13

    Nuk jam dakord per denimin per surrogacine.Nuk duhet ndaluar,duhet vetem vene nen kontrrollin e rrepte te shtetit.Ky eshte nje akt me vlere per ata qe duan femije dhe per ata qe do paguhen per kete pune.Ne U.S.A eshte e lejueshme por shume e shtrenjte.Kushton me lire po ta gjesh surrogate ne miq e familje .Shume njerez te njohur kane femije me kete menyre,p.sh Anderson Cooper I CNN ka nje djale ,po keshtu dhe shume femra e zgjedhin kete metode,por nga qe eshte e shtrenjte shume shkojne ne vende si Kina etj.Shtetet nxjerrin fitim te madh nga ky biznes,por me sa duket shteti jone I merr keto ide nga grupe e njerez qe e mendojne gabimisht si jo etike,pasi ka vlere per te gjithe te interesuarit.Sa per memet,prape e kane gabim pasi shkelet e drejta e shprehjes te fjales e mendimit.

    Përgjigju
  • Timi: 03/12/2020 17:50

    Ka ardh dita me e percjelle te gjatin. Ju te shqiptares e keni dobesi po ky eshte ligj alla erdogan. Distancohuni sa jeni ne kohe

    Përgjigju
    • Carlo: 03/12/2020 19:01

      Nuk distancohen kollaj keta jo o vlla se kane marre pasurite tona me 1 euro .

  • emir: 03/12/2020 17:34

    Kaq frike kane nga memet? Kaq i brishte e ndjejne pushtetin e tyre? Vemje te pacipa...

    Përgjigju
  • dibran: 03/12/2020 17:01

    ..... Te githe burgjet e Europes nuk do te kene vend per te denuarit per keto vepra penale!!!!!!!!! Hapni dyert e BURGJEVE!!!!!! Te gjithe ne HAPSANE!!!!! Ushqimi baze-Bar i njome !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?