Veprat penale/ 1820 krime më pak në 2020-n krahasuar me një vit më parë, si ndikoi karantina

9 Janar 2021, 18:16| Përditesimi: 9 Janar 2021, 18:23

  • Share

Numri i veprave penale të regjistruara përgjatë vitit 2020 është më i ulët, i krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vitin 2019. Po ashtu, edhe numri i autorëve që kanë kryer këto vepra penale është më i ulët në 2020-ën. Të dhënat e përpiluara dhe mbledhura nga Policia e Shtetit tregojnë se janë në total 30,263 vepra penale të regjistruara në 11 muajt e parë të vitit 2020, e krahasuar me 32,083 vepra penale të regjistruara në të njëjtën periudhë të 2019-ës. Pra, diferenca midis dy viteve është 1,820 vepra penale më pak të ndodhura në vitin që sapo lamë pas. Raporti prek disa nga fushat më kryesore të veprave penale, si ato ndaj personit, pasurisë, në fushën e drogave, trafiqeve të paligjshme, krimit mjedisor, krimit ekonomik, veprave penale në qarkullimin rrugor, e më gjerë. Këto vepra penale janë kryer nga autorë, përkatësisht 30,139 të tillë në 11 muajt e 2020-ës. Në një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie që 124 vepra penale të jenë kryer nga dy apo më shumë herë nga një autor. Ndërsa, e njëjta gjë nuk ka ndodhur në 11 muajt e parë të 2019-ës, pasi numri i autorëve është më i lartë se i veprave penale, çfarë nënkupton se kemi të bëjmë me krime që janë kryer me më shumë se një autor, në disa raste.

Njëlloj siç ka ndikuar edhe në të dhëna të tjera të kriminalitetit në mënyrë të veçuar, periudha e karantinës ka sjell sërish ndikim edhe në totalin e veprave penale, ndërsa ndihet një rënie në muajt kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur. Në mars dhe prill janë regjistruar njëkohësisht edhe vepra penale, edhe autorë të tyre, thuajse sa gjysma e muajve të tjerë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?