Prokuroria e Përgjithshme

Kronikë

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme jep shifrat: Për 6 çështje janë përfunduar hetimet, 1 i marrë i pandehur

20 Maj 2021, 17:02| Përditesimi: 20 Maj 2021, 21:06

  • Share

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar sot të dhënat në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore që prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm i kanë në kompetencë.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, deri më tani në të gjithë prokuroritë e vendit janë regjistruar procedimin penal për 47 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet. 

"Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 6 prej tyre me 4 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 1 procedim me 1 të pandehur është dërguar për gjykim. Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve", thuhet në njoftim.

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se aktualisht po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.

"Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marrë në total 142 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: -84 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; -21 referime të policisë gjyqësore dhe -37 ardhur me transferim nga SPAK", përfundon njoftimi.

Ora 21:00
Krimet elektorale, reagon Yuri Kim: Ata që u përpoqën të mohojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar duhet të përballen me drejtësinë

Ambasadorja Amerikanë Yuri Kim duke ju referuara të dhënave të fundit të publikuara nga Prokuroria e Përgjithshme për krimet elektorale ka përgëzuar punën e prokurorisë në lidhje me hetimet.

Po ashtu diplomatja amerikanë ka risjellë në vëmendje edhe deklaratën e kreut të SPAK, Arben Kraja, i cili theksoi se po hetohen 40 raste të mashtrimit elektoral.

Kim nënvizon se ata që janë përpjekur që të mohojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm duhet të përballen me drejtësinë.

‘Mirë ta shikoni këtë azhurnim nga Prokurori i Përgjithshëm mbi veprimet kundër krimeve elektorale. Shefi i SPAK Arben Kraja azhurnoi gjithashtu javën e kaluar se po hetohen 40 raste të mashtrimit elektoral. Ata që u përpoqën të mohojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të përballen me drejtësinë!’- shkruan Kim.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?