Veprat penale në Shqipëri përgjatë vitit 2020, 1/3 e krimeve ndodhin në Tiranë, Kukësi me më pak

29 Janar 2021, 17:26| Përditesimi: 29 Janar 2021, 17:37

  • Share

Më shumë se një e treta e veprave penale që kanë ndodhur vitin e kaluar i përkasin Tiranës. Kryeqyteti, ndikuar edhe nga lëvizjet demografike dhe shtimi i popullsisë vijon të jetë në krye të listës së 12 qarqeve që ka regjistruar më shumë vepra penale.

Në 2020-ën janë regjistruar në total 30.262 vepra penale, 10.399 prej të cilave janë në Tiranë. E krahasuar me vendin e dytë, qarku i Durrësit ka regjistruar 3.971 vepra penale, i ndjekur nga Vlora dhe Elbasani përkatësisht me nga 2.859 dhe 2.313 vepra penale.

Më të moderuar në lidhje me shifrat shfaqen qarqet Kukës dhe Dibër, të cilët kanë regjistruar përgjatë gjithë vitit përkatësisht 688 dhe 873 vepra penale. Edhe në rastin e dy qarqeve me më pak vepra penale, gjithçka duket se shkon në paralelizëm të drejtëpërdrejtë me raportin e popullsisë në këto zona.

Numri i veprave penale më të larta vihen re kryesisht edhe në zona që njihen si më të nxehtat për krimin, duke filluar nga vrasjet, atentatet, vendosja e lëndëve plasëse, plagosjet, kanosjet, e deri tek ato më të lehtat, kundravajtjet rrugore e dhuna në familje.

Pavarësisht pandemisë e karantinës së ndikuar prej saj edhe përgjatë vitit 2020 shifrat e krimit në vend flasin për një numër më të lartë se dy vitet e tjera, 2018 dhe 2019. Kryesisht, muaji dhjetor solli rrokadën e ndryshimeve të mëdha për shkak të numrit të madh të vrasjeve të regjistruara.

Nga ana tjetër, duket se janari 2021 ka nisur pozitivisht në raportin e vrasjeve, vetëm dy të regjistruara në dallim nga shtatë të një viti më parë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kafsha: 29/01/2021 18:29

    ta pret mendja qe ndodhin ne tirane e jo ne kukes me shum krime.kane ardhur cecen ne tirane gjith kuksi tropoja dibra peshkopija tropoja......e ta pret mendja gjith kriminelet e medhenj e te vegjel nga jugu e veriu. nuk keni shanc me e kundershtu kete qe shkruajta se e dine te gjithe.por dha 10-15 vjet e do behen zero krime jasht tiranes....kur te bashkohet durresi me tiranen do kemi 100 % te krimeve vetem aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?