Florian Loshaj

Veprim për t'u duartrokitur, Florian Loshaj eviton dëmtimin e rëndë të kundërshtarit (VIDEO)

11 Janar, 15:41| Përditesimi: 11 Janar, 15:42

  • Share

Adana Demirspor barazoi 2-2 me Istanbulspor për raundin e 16-të në Superligën e Turqisë. Në këtë përballje ra në sy edhe veprimi i Florian Loshaj, mesfushori i Kosovës që luan për Istanbulspor.

Në minutën e 75-të të takimit, kur sfida ishte 1-0 për vendasit, Loshaj ka mbajtur dhe shpëtuar nga një dëmtim i rëndë kundërsharin. Gjatë një dylfutimi, Loshaj ka humbur topin, por ia doli të mbajë nga rrëzimi dhe dëmtimi i mundshëm rivalin.

Pamjet kanë bërë xhiron në rrjetet e komunikimit, me komentet që kanë qenë pozitive. Një veprim për t'u duartrokitur nga 27-vjeçari i lindur në Skënderaj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?