8 vjeçari ndihmon të moshuarën

Tirana

Veprimi që i bëri të gjithë për vete, 8-vjeçari zbret nga makina dhe ndihmon të moshuarën/VD

1 Qershor 2018, 15:08| Përditesimi: 1 Qershor 2018, 15:17

  • Share

Një djalë 8-vjeçar është filmuar duke ndihmuar një grua të moshuar të ngjitet shkallëve në Georgia të SHBA-ve.

Riley Duncan ka filmuar këtë moment emocionues, derisa me vëmendje po e shikonte të riun Maurice Adams Jr duke dalur nga vetura e nënës për të ndihmuar gruan e moshuar të ngjitet shkallëve.

Duncan e ka postuar këtë video në profilin e tij në Facebook me mbishkrimin: “Falënderojmë Zotin për rininë tonë”.

Është interesant se si ky djalosh nuk ishte në dijeni që dikush po e filmonte, megjithatë videoja e tij është bërë virale dhe të gjithë që e kanë parë e kanë duartrokitur për veprimin.

Nëna e vogëlushit, Contricia Hill, ka deklaruar për mediat amerikane se Maurice dhe motra e tij kishin përfunduar mësimin dhe se ajo kishte shkuar t’i merr, kur befasisht rrugës hasën në gruan e moshuar që kishte vështirësi të ngjitet shkallëve

Komento

Komente

  • Pionieri: 01/06/2018 17:14

    Po mos ta bënte do ishte lajm edhe shumë i keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?