‘Veprimtaria’ miraton pr.ligjin për bletarinë! Krifca: Do certifikojmë mjaltin si produkt ‘Made in Albania’, regjistër për bletarët! Pro edhe opozita

30 Janar 2023, 13:32| Përditesimi: 30 Janar 2023, 14:36

  • Share

Propozimi i qeverisë për krijimin e një baze ligjore për bletarinë është mirëpritur nga opozita, që votoi pro parimisht draftit ligjor.

“Duhet një ligj i tillë. Të merren parasysh të gjitha dhe vërejtjet e kolegeve”, tha Agron Duka.

Pr/ligji, i cili hap rrugën regjistrit të bletarëve, ku do të pasqyrohet kolonitë e bletëve, parqet ku ushqehen bletët, ecuria shëndetësore, migrimi i tyre, synon krijimin markës “Made in Albania” të mjaltit.

“Kjo do rrisë vlerën e shtuar të produktit mjaltë dhe do të mënjanoi humbjen e bletëve”, tha ministrja Frida Krifca.

Për Krifcën, sketori bletarisë ka njohur një rritje vitet e fundit dhe miratimi draftit ligjor është një detyrim që ligjvënësit i kanë sektorit.

“1990 Shqipëria numëronte 89 000 koshere, sot 400 000 koshere. Rritje e prodhimit të mjaltit 10% në vit. 2-fishim i prodhimit 5 000 ton, në krahasuar me 8 vite më parë. 2 681 bletar u mbështetën në 2022”, vijoi Krifca.

Deputetët e dy kaheve politikë shprehën vërejtjet e tyre për ndryshimet ligjore, të cilat morën edhe përgjigjen e Drejtorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Pëllumb Aleksi.

“Është hequr regjistri nga shoqatat lokale të bletërritësve. Kjo sipas tyre, e bënë më të pakontrolluar rolin e bletërritësve të vegjël në zonat e thella”, tha deputeti i PS, Laert Duraj.

“Penalizohet dikush nëse lëviz kosheren e bletëve në një distancë më shumë se sa 30 minuta. Më duket absurde, si mundet një bletërritës, i ka sjell bletët në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe më pas do ti dërgoj në Lurë, Korab, ku i duhen 3-5 orë”, tha deputeti demokrat Xhelal Mziu.

“Janë të llogaritur dhe koordinuara me bletërritësit të gjitha”, u shpreh Pëllumb Aleksi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ska problem: 30/01/2023 15:19

    Mortja qe sju han ju skeni rregjistruar popullsin

    Përgjigju
    • Or tej: 30/01/2023 15:39

      Popullsia po shtohet cdo dite kshq ka nevoje per pallate te reja or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?