Kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduart Shalsi

Politikë

‘Veprimtaria Prodhuese’ miraton marrëveshjen me Gjermaninë

5 Korrik 2018, 07:14| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 09:21

  • Share

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në drejtimin e kryetarit, z. Eduart Shalsi, miratoi projektligjin  “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar” ratifikuar me ligjin nr .89/ 2015”.

Të pranishëm në komision ishin zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, z. Ilir Bejtja dhe zëvendësministri i Bujqësisë, z. Ilir Halilaj. Relatues i projektligjit për komisionin ishte deputeti i PDIU-së, z. Dritan Bici. Z. Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë, shpjegoi qëllimet e këtij projektligji për komisionin.

Gjatë këtyre viteve është konstatuar që nisma nuk ka qenë e suksesshme dhe nga komunikimi me ambasadën gjermane arsyeja e konstatuar është për faktin që pengesë e kredive nuk është mungesa e likuiditetit të bankave, që kanë nevojë të injektohet hua nga KFË-ja, por është pikërisht mungesa e garancive nga kredimarrësit.

Ilir Halilaj

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?