Vera Grabocka dhe Timo Flloko

Vera Grabocka feston 72-vjetorin e lindjes, poezia që i dedikoi Timo Flloko: Ekuinoks Verës...

21 Mars 2023, 17:46| Përditesimi: 21 Mars 2023, 19:50

  • Share

Ndonëse kalojnë vitet duket se qëndrojnë ‘vendnumëro’ për Vera Grabockën. Regjisorja feston sot 72 vjetorin e lindjes dhe nuk ka munguar urimi nga bashkëshorti i saj Timo Flloko.

Këtë e ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram duke e shoqëruar me 2 fotografi, njëra ku duken vite më parë dhe imazhet bëheshin vetëm bardhezi ndërsa një tjetër e realizuar vitet e fundit.

Poezia e Timo Fllokos

21 Mars, ekuinoks
Verës.

E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.
 
E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij tek ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.
 
Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.  
 
Ekuinoks...
Mars.
Me kohën pas.

Happy Birthday Love Of My Life

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?