Vera ka mbaruar, por turistët e huaj s’i ndahen Shqipërisë! Britanikët lundrojnë në Vjosë me kanoe, Rama poston pamjet pikante (VIDEO)

29 Tetor, 08:39| Përditesimi: 29 Tetor, 08:57

  • Share

Pavarësisht se sezoni veror ka mbaruar, kushtet optimale atmosferike, por edhe atraksionet që ka Shqipëria kryesisht në turizmin malor, po i mbajnë të huajt më afër vendit tonë dhe që të mos i ndahen pasioneve të tyre për të vizituar këto pika tërheqëse.

Një prej tyre është edhe zona e Vjosës, ku i preferuar është edhe sporti i kanoes, përveç soditjes së bukurive që ofron flora dhe klima.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm edhe pamje nga lugina e Vjosës dhe lumi i saj, me postim në Facebook, teksa shihen një grup turistësh të huaj, anglezë, që vozisin në ujëra në grup.

Kryeministri thekson se në këtë zonë vijnë një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj dhe vendas, “të dashuruar pas lundrimit sportiv dhe thesareve tona natyrore”.

Postimi i kryeministrit Rama:

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të turistëve britanikë nga Vjosa, ku vijojnë mbërrijnë në numër të

konsiderueshëm vizitorë të huaj po edhe vendas, të dashuruar pas llojeve të ndryshme të lundrimit sportiv po edhe pas thesareve tona natyrore, ju uroj një ditë të mbarë”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?