Vera vë në gatishmëri zjarrfikëset, Goxhaj: Zona më problematike 'Mali i Dajtit'”

25 Qershor 2019, 16:24| Përditesimi: 25 Qershor 2019, 16:41

  • Share

Shkëlqim Goxha, drejtori i zjarrfikëses në Tiranë në një intervistë për Report Tv shprehet se shërbimet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e rasteve të zjarrit, e sidomos në pyje e kullota, gjatë sezonit veror.

Goxhaj thotë se shërbimet zjarrfikëse dalin në gatishmëri gjatë muajve Korrik e Gusht, ndërsa zona që cilësohet si më problematike, për shkak edhe të vështirësisë së terrenit, është Mali i Dajtit.

Duke e krahasuar me vitet e mëparshme, drejtori i zjarrfikëses shprehet se viti që ka pasur më shumë ngjarje ka qenë 2017, me 500 raste zjarri, ndërsa në 2018-ën numri është ulur ndjeshëm me rreth 50% më pak.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?