‘Verë dhe gështenja’, Rama: Plot surpriza në Pogradec

19 Tetor 2023, 14:35| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 14:38

  • Share

Festa “Verë dhe gështenja”, e kthyer tashmë në traditë në qytetin e Pogradecit, do të mbledhë këtë fundjavë vizitorë të shumtë, të cilët do të shijojnë produktet vendase.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videon promovuese të këtij aktiviteti, që ka në fokus promovimin e produkteve tradicionale vendase.

“Verë dhe Gështenja, nesër dhe pasnesër në Pogradec në sheshin kryesor të qytetit. Festojmë bashkë me verë buti, gështenja të pjekura, muzikë moderne dhe popullore, panair produktesh e plot surpriza të tjera”, tha Rama.

Prodhimi i verës mbetet një traditë për qytetin e Pogradecit, ndërsa verërat pogradecare në vite, kanë marrë edhe disa çmime ndërkombëtare.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?