Ujëvarat, burimet dhe lumi Valbonë me kaltërsinë karakteristike janë shoqërues të pandarë të vizitorëve përgjatë rrugës nga Bajram Curri deri në zemër të luginës.
Valbona, perla e Alpeve Shqiptare është e populluar në verë...
Bujtinat e hotelet mirëpresin me qindra turistë nga mbarë bota.
Festat shpërthejnë natyrshëm sapo ndizet muzika, ndërsa kërcimi i Tropojës dhe ai i Kukësit bëhet ritmi i netëve verore në luginë.
Nga Zelanda e Re, Europa apo Kanadaja ata ndajnë eksperiencën e tyre me ne.
“Këtu është shumë bukur, shumë qetësi. Më kujton Zelandën e Re... Milford Sound.”
“Njerëzit janë shumë miqësorë, çmimet të arsyeshme… ndoshta do të kthehem sërish.”
“Erdhëm nga Thethi, është e lodhshme, por ja vlejti… ushqimi, njerëzit, gjithçka.”
Lugina e Valbonës është ndër zonat më të vizituara në Alpet shqiptare, krahas Thethit. Ajo ofron mundësi për turizëm alpin, peshkim, alpinizëm dhe eksplorim të shpellave, si ajo e Dragobisë.
Komente
