'Verë' në vjeshtë, meteorologu tregon se kur do fillojnë shirat (VIDEO)

22 Tetor 2019, 19:54| Përditesimi: 22 Tetor 2019, 19:59

  • Share

TIRANË- Temperaturat e larta vazhdojnë të na shoqërojnë edhe pse ndodhemi në fund të muajit tetor. Kjo situatë jo normale për stinën e vjeshtës, duket se do vijojë dhe gjatë kësaj jave. Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani, tha për Report Tv se temperaturat gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

“Ditët në vijim pritet të jenë me temperatura relativisht të larta siç na kanë shoqëruar në pjesën më të madhe të muajit tetor. Vlerat për këtë javë pritet të jenë rreth vlerës 29-30 gradë Celsius. Kryesisht këto vlera do të jenë përgjatë brigjeve detare dhe ultësirës perëndimore. Dhe fundjava pritet që të na shoqërojë me vlera relativisht të larta, sigurisht vlerat maksimale, ndërsa ato minimale do të jenë të freskëta. Moti pritet të jetë i kthjellët dhe vranësirat pritet të jenë prezentë gjatë orëve të pasdites, ndërsa mbrëmjet pritet që sërish të rikthejnë kthjellimet në territorin shqiptar”-u shpreh meteorologu.

 “Vjeshta e ngrohtë” ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të anticiklonit të azoreve që ka prekur jo vetëm vendin tonë, por edhe Europën qendrore.

“Si pasojë e zhvillimit të anticiklonit të azoreve, i cili jo vetëm në territorin shqiptar, por dhe në rajonin e Ballkanit dhe pjesërisht edhe në Europën Qendrore, ka bërë që temperaturat të jenë të larta dhe moti të jetë i kthjellët në këto zona. Pritet që ditët e fundit të muajit tetor të mbyllen me temperatura më të larta se vlerat normale. Viti 2019 paraprakisht është i ngjashëm me vitin 2017 për sa i përket vlerave termike”- tha meteorologu Hakil Osmani.

Mëngjeset e freskëta dhe mesdita e nxehtë, janë bërë shkak dhe për përhapjen e virozave jo vetëm tek fëmijët, por dhe tek të rriturit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?