Sociale

‘Veri Jug’/ Fishta, një fshat i bashkuar përmes agroturizmit, Altin Prenga rrëfen se si shtëpitë janë kthyer në bujtina

1 Qershor, 15:35| Përditesimi: 1 Qershor, 15:49

  • Share

“Fishta, një fshat  bashkuar”, ky është mesazhi që sjell për ju nga udhëtimi ynë i fundit, fermeri i suksesshëm Altin Prenga. Nga kulla e trashëguar dhe e rivitalizuar e familjes Prenga dhe mjediset e saj, në 8 bujtinat e vogla me prirje zhvillimin e agroturizmit në zonë.

Bujtinat Baba Nuh dhe Tringa gati për mikpritjen e turistëve vendas dhe të huaj. Gatesa tradicionale dhe shurup trëndafili nga 92- vjeçarja Prena Fugaj.

Altin Prenga, themelues i bujtinës 'Mrizi i Zanave', rrëfen idenë e bashkimit të fshatit përmes bujtinave të ngritura viteve të fundit, si bazë e ekonomisë së familjeve në zonën e Fishtës. 

Dafina Biba, një e re nga Fishta, tregon për ngritjen e një bujtine të re në fshatin Nënshat, mbi rrënojat e kullës së vjetër të gjyshërve të saj, bujtinë që familja e ka quajtur me emrin e gjyshit, bujtina Nuh. Frekuentimi I bujtinës nga 6 studentë gjermanë.

‘Veri Jug’, të dielën, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?