Sociale

Veri -Jug/ Fshati Dorëz në malësinë e Librazhdit, aty ku bagëtitë ngjiten për kullota dhe gruri korret me dorë

13 Korrik, 17:39| Përditesimi: 13 Korrik, 17:46

  • Share

Ju ftojmë në aventurën e javës miq, thellë, mes maleve dhe pyjeve në malësinë e Librazhdit. Aty ku personazhi i reportazhit Izet Brazhda bën rolin e guidës, duke na dërguar tek njerëzit e punës: tek një bujkeshë që vadit arën me misër.

Tek një blegtor që bëhet gati t’i çojë bagëtitë lart në mal për kullota verore dhe tek një arë e vogël me grurë, 600 metra mbi nivelin e detit, ku bariu Flor Dosku e bën korrjen e grurit me drapër fillimisht, mandej me kombajnë.

Emisioni Veri Jug, të dielën, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?