'Veri Jug' emisioni i Report Tv ju sjell në shtëpitë tuaja jetën në fshatin Rragam të Shkodrës dhe plazhet brilante buzë liqenit të Vaut të Dejës. Turistët vendas dhe të huaj zbulojnë natyrën e bukur, pikat arkeologjike të Gajtanit dhe Sardës dhe, më pas, ndalesë në arën e një bujku që kultivon bimën e duhanit, një bimë që mbillet në Rragam prej qindra vjetësh.
Anxhelin Haxhari, bujk tregon përvojën e tij si kultivues i bimës së duhanit me farë autoktone. Ai thotë se në Rragam mbillen çdo vit mbi 1500 ha me duhan dhe se duhani I Rragamit është ndër më të mirët në vend.
“Fshati Rragam në stinën e verës” u transmetua të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Komento