Dragostunja është një fshat 85 kilometra në jug të Tiranës, si pjesë e Bashkisë së Librazhdit. Destinacioni i reportazhit 'Veri- Jug' me gazetarin Agim Pipa ishte mulliri i blojës me gurë, një mulli i rrallë mes maleve, ndërtuar 300 vjet më parë.
Kapaciteti i prodhimit – 10 kuintal blojë drithi, gruri dhe misri në ditë.
Mullixhiu i fshatit Beqir Balliu rrëfen punën, ardhjen e banorëve që bluajnë aty nga 12 fshatra përreth Dragostunjës dhe vizitat e turistëve vendas dhe të huaj në stinën e verës.
‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Zyber Bardhushi, kryetar i shoqatës “Dragostunja unike”, sjell një informacion interesant mbi historinë e fshatit, si vendbanim i hershëm nga shekujt 2 dhe 3 pas Krishtit, deri në ditët e sotme.
‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Beqir Balliu, mullixhiu i fshatit Dragostunjë, rrëfen punën e tij si zanat që sa vjen e zbehet, edhe për shkak të largimit të të rinjve nga fshati.
Ai thotë se mulliri është ndërtuar para 200 – 300 vjetësh dhe se në stinën e verës vizitohet shumë nga emigrantët dhe të turistët e huaj.
‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Komente
