‘Veri Jug’ në Gjergjan të Elbasanit, familja Sharra mban ekonominë vetëm me 2 lopë, pa asnjë mbështetje nga shteti

17 Nëntor, 15:30| Përditesimi: 17 Nëntor, 15:36

  • Share

Fshati Gjergjan ngrihet mbi kodrina me ullinj dhe zbret poshtë në fusha të punuara, si një mozaik I gjelbërt.

Ndalesa e sotme e emisionit ‘Veri Jug’ me gazetarin Agim Pipa ishte në familjen Sharra, një familje që e mban ekonominë vetëm me 2 lopë, pa asnjë mbështetje nga shteti.

Më pas, gazetari ndalon në minifermën e Tajar Lamçes që, prej një viti, mban 15 lopë të racave nga më të mirat. Në udhëtim në fshatin Gjergjan bashkë me ne, agronomja Luljeta Çala.

Ndiqni reportazhin “Në Gjergjan të Elbasanit”.  Emisioni ‘Veri Jug’ çdo të diel ora 13:00 nga gazetari Agim Pipa.

Ora 15:34
Miniferma e lopëve si biznes familjar, fermeri kërkon nga shteti mbështetje

 

Tajar Lamçe, banor në fshatin Gjergjan, thotë se për 20 vjet u mor me ndërtim serash, por më pas hoqi dorë nga serat dhe ndërtoi një minifermë të vogël me 15 lopë race dhe se është i kënaqur deri më tash me investimin e bërë. 

Ai kërkon nga shteti mbështetje për të vendosur një impiant të mbyllur për mjeljen e lopëve, gjë që akoma nuk e ka marrë.

Emisioni ‘Veri Jug’ çdo të diel ora 13:00 nga gazetari Agim Pipa.

Ora 15:32
Familja Sharra në Gjergjan, Mimoza rrëfen jetesën e vështirë në fshat

 

Mimoza Sharra, banore në fshatin Gjergjan të Elbasanit, rrëfen jetën e familjes së saj dhe ekonominë që mbahet vetëm me 2 lopë dhe 3 dynym që mbillen me misër dhe jonxhë.

Ajo thotë se jetojnë në një shtëpi me qira, pasi shtëpinë e tyre e prishi tërmeti dhe se ata nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti.

Emisioni ‘Veri Jug’ çdo të diel ora 13:00 nga gazetari Agim Pipa.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?