Emisioni ‘Veri Jug’, në Report Tv, me gazetarin Agim Pipa, erdhi këtë të diel me një mozaik personazhesh nga qyteti i Kavajës dhe rrethina.
Në emisionin e sotëm do njiheni me artizanin Ligor Kostrista që prodhon enë balte në një vegël primitive dhe është i pesti ndër brezat që kanë trashëguar zanatin e poçarëve.
Po ashtu, do njiheni edhe me traktoristin Azem Bushi në fshatin Luz i Vogël që e fillon punën në orën 6 të mëngjesit dhe e ndalon traktorin në orët e vona të pasdites.
Emisioni ‘Veri Jug’ çdo të diel ora 13:00 nga gazetari Agim Pipa.
Azem Bushi, traktorist që ka mbi 30 vjet që punon tokat dhe arat e fshatit Luz I Vogël, tregon për përgatitjen e tokës për mbjelljen e farës së grurit, për koston reale të punës dhe prodhimit të grurit dhe të misrit, si dhe për mungesën e një pike grumbullimi në fshatin Luz dhe në Kavajë.
Emisioni ‘Veri Jug’ çdo të diel ora 13:00 nga gazetari Agim Pipa.
Ligor Kostrista, artizan baltëpunues enësh, rrëfen historinë e zanatit të poçarëve ndër 5 breza në familjen e tij.
Ai thotë se vazhdon të punojë si poçar për të mos humbur zanatitn e të parëve të tij. Se me këtë zanat nuk ka shumë fitime dhe se mungon mbështetja nga drejtuesit e pushtetit vendor.
Emisioni ‘Veri Jug’ çdo të diel ora 13:00 nga gazetari Agim Pipa.