Emisioni 'Veri jug' i Report Tv sjell reportazhin "Jeta ne Karavastanë e re". Fshati Bedat, ndanë lagunës së Karavastasë, është populluar në messhekullin e kaluar me familje të persekutuara nga diktatura komuniste, me qëllim çkriptëzimin e tokave dikur moçalishte.
Altin Çoku, kryetar i fshatit thotë se çkriptëzimi i tokave nuk përfundoi dhe tokat e Karavastasë sot nuk prodhojnë asgjë.
Më pas udhëtimi vijon në minifermën e bagëtive të blegtorit Selaudin Biçaku, tek ish kompleksi i majmërisë së viçave në kohën e komunizmit, sot i braktisur nga shteti.
Selaudini ka punuar disa vite në zonën e Lumes e njohur për zhvillimin e blegtorisë. Solli prej andej 4 - 5 dele dhe sot ka arritur të shtoje mbi 100 kokë dhen.
Ndërkohë Kristofor Dhani, ish peshkatar në një brigadë peshkimi para viteve ’90 rrëfen për gazetarin Agim Pika, dramën e prishjes së brigadës nga individë që e shkatërruan peshkimin me grabitjet dhe dhunën mbi peshkatarët.
Veri Jug udhëtoi në fshatin Bedat, shumë pranë Parkut Komëtar të Divjak – Karavastas. Atje jeton Selaudin Biçaku, blegtor, rrëfen historinë e ngritjes së minifermës rreth 10 vjet më parë, me dele të sjella nga zona e Lumës - Dibër.
Solli prej andej 4 - 5 dele dhe sot ka arritur të shtoje mbi 100 kokë dhen. Mjeljen e deleve e realizon tre herë në ditë. Ai thotë se subvencionet për çdo kokë dele janë më të ulta se ato të vendeve fqinje dhe se çmimi i shitjes së qumështit ka rënë, çka e vështirëson shumë mbajtjen e minifermës.