Veri Jug ju sjell për herë të parë një nga perlat e natyrës shqiptare, Qafë Shtamën, 1700 metra mbi nivelin e detit dhe jetën në fshatrat e saj.
Personazh i reportazhit është blegtori Ramazan Pula me dhitë e tij të trashëguara brez pas brezi, që vjen me një mesazh për të rinjtë: mos e braktisni tokën dhe fshatin, kthehuni dhe punojini tokat e familjeve tuaja.
Më pas disa nga shqetësimet e pushuesve në Parkun e Qaf Shtamës.
Ndiqni reportazhin “Qafë Shtamë, verë 2024” nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Ramazan Pula, banor në fshatin Cudhi, thotë se në familjen e tij dhitë nuk janë hequr asnjëherë, brez pas brezi dhe se ai ka qenë bari I vogël qysh në moshën 7 vjecare.
Aktualisht ai ka 80 dhi, me të cilat mban sëbashku me djalin ekonominë e familjes.