‘Veri Jug’/ Në Reç, mes gështenjave! Rënia e prodhimit dhe sfida e mbajtjes së traditës gjallë! Agronomi: Nga 500 tonë, sot prodhojmë 100 tonë

3 Nëntor, 14:14| Përditesimi: 3 Nëntor, 14:23

  • Share

Një udhëtim mbresëlënës në veri të vendit, në fshatin Reç, ku prej qindra vjetësh, banorët vendas ushqehen me plantacionet e gështenjave.

Përse prodhimi i gështenjës me nam në Reç, kohët e fundit ka rënë duke shkuar, nga 400 – 500 ton para disa vjetësh, në vetëm 100 ton.

Rrëfen ekskluzivisht për emisionin Veri Jug, agronomi dhe drejtuesi i Agro Reç, Prek Gjeloshaj.

Emisioni ‘Veri Jug’ çdo të dielë ora 13:00 nga gazetari Agim Pipa.

Ora 14:21
VIDEOLAJM/ Përpunimi dhe pasterizimi i gështenjës

Në qendrën e grumbullimit të gështenjës në fshatin Reç, drejtuesi i qendrës së grumbullimit Prek Gjeloshaj, shpjegon përpunimin dhe pasterizimin e gështenjave që grumbullohen nga familjet e 6 lagjeve të fshatit, me makineri moderne.

Ora 14:16
VIDEOLAJM/ Prodhimi i gështenjës në Reç

 

Drejtuesi i shoqatës Agro Reçi, agronomi Prek Gjeloshaj, flet për historinë e gështenjave në Reç për emisonin 'Veri Jug' në Report Tv.

Dikur, në vitin 2004 - 2005, në 500 ha plantacione me gështenja, merreshin mbi 400 - 500 ton gështenja. Sot, prodhimi ka rënë në 100 ton.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 04/11/2024 17:10

    KERKONI NDIHME NGA SHTETI NE PESTICIDE,,,PLEHRA,,,DHE MBILLNI FIDANE TE RINJ,,DHE HIQNI DISA PEME TE VJETRA PA RENDIMENT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?