Sociale
Reportazh

‘Veri Jug’ reportazh në Voskopojë! Artizania tregon ‘sekretet’ për qilimat e veshjet me shtiza! Turizmi elitar mes dëborës

1 Dhjetor 2024, 14:54| Përditesimi: 1 Dhjetor 2024, 15:00

  • Share

Në fillim të stinës së dimrit, udhëtim në juglindje të vendit, në Voskopojë. Kultura e jetesës dhe artizanati në familjet voskopojare: për emisionin ‘Veri Jug’ rrëfen artizania Anita Zguro, zonja me origjinë vllahe që tregon qilimat dhe tezgjahun, veshjet e endura me grep dhe shtiza.

Ndalesë edhe në bujtinën Falo, zbukuruar për festat e fundvitit. Turizmi malor, skitë dhe dëbora në Voskopojë.

Ndiqni reportazhin “Në Voskopojë, artizanat dhe turizëm elitar”, nga gazetari Agim Pipa.

Ora 14:58
VIDEOLAJM/ ‘Veri Jug’ në Voskopojë, turizmi malor në stinën e dimrit

Anton Falo, i zoti i një bujtinë në Voskopojë, flet për turizmin malor në stinën e dimrit, sportin e bukur të skive dhe ardhjen e turistëve nga vendi dhe nga bota.

Si mund të zhvillohet më mirë turizmi në Voskopojë, me pista skish, me borë artificiale në mal, ku mund të zhvillohen gara skish, etj.

Ora 14:57
VIDEOLAJM/ ‘Veri Jug’ në Voskopojë, artizanati si trashëgimi ndër shekuj

 

Anita Zguro, artizane me origjinë vllahe, rrëfen dhomën e artizanatit mbushur me qilima, sixhade, veshje të endura me dorë, me grep dhe me shtiza.

Si dhe trashëgiminë e artizanatit për vajzat e reja në Voskopojë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?