Veri Jug ka udhëtuar drejt Librazhdit, ndalesë në hyrje të qytetit fillimisht dhe më pas, destinacioni ynë është fshati Marinaj, plot 100 kilometra në Jug të Tiranës. Stina e pranverës, spërkatja e luleve të pemëve dhe ruajtja e bletëve nga helmet e spërkatjes.
Ky është lajmi që sjellin bletërritësi Besnik Kujtila dhe veteriner Kujtimi, doktori i Çermenikës siç e thërrasin banorët vendas. Lidhjet miliona vjeçare mes bletëve me lulet e pemëve dhe oraret e spërkatjes që nuk rrezikojnë vdekjen e bletëve.
Ndiqni reportazhin “Lulekumbullat dhe bletët” realizuar nga moderator i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
Bletërritësi dhe fermeri i vogël Besnik Kujtila, flet për kujdesin ndaj bletëve gjatë ditëve të spërkatjes së pemëve në lule.
Ai thotë se në kopshtin e pemëve me kumbulla, lajthi, thana, gështenja dhe arra, në stinën e pranverës spërkatja e luleve të pemëve bëhet vetëm pas orës 6 të pasdites, orë kur bletët janë kthyer në koshere pas një ditë të gjatë pune.
Nëse spërkatja bëhet në mëngjes ose mesditë, bletët mund të vijnë tek lulet dhe, bashkë me nektarin, thithin edhe helmet, duke rrezikuar kështu vdekjen e tyre. Kujdesi I bletërritësit dhe asistenca e veterinerit në ndihmë të bletërritësve.