Sociale

‘Veri -Jug’/ Udhëtim në Malësinë e Madhe, bujqit në fshatin Gashaj ngrenë shqetësimin për bllokimin e tregut të sherebelës

16 Mars, 16:47| Përditesimi: 16 Mars, 17:49

  • Share

Destinacioni i sotëm për emisionin ‘Veri- Jug’ ishte Malësia e Madhe. Një trevë ku turizmi malor, turizmi historik dhe vlerat kombëtare janë vendosur në një muze të rrallë, në muzeun Kulla e Bajraktarit.

Xhubleta e zanave si trashëgimi kulturore qysh prej kohës antike të ilirëve dhe nën mbrojtjen e Uneskos.

Oda e fratit, ajo e poetit të shquar, homerit shqiptar at Gjergj Fishta në muzeun e ngritur në fshatin Hot dhe disa shqetësime të bujqve në fshatin Gashaj për bllokimin e tregut të sherebelës, një e ardhur e mirë për ekonomitë e familjeve.

‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

Ora 16:55
Muzeu i rrallë Bajraktari në fshatin Hot, i ngritur me kontributin e emigrantëve

 

Adriana Bajraktari, muzeologe në Muzeun Bajraktari ngritur me kontributin e emigrantëve, revokon vlerat e trashëgimisë kulturore.

Xhubletat e lashta ilire dhe 2 prej tyre në Muze dhe oda e At Gjergj Fishtës që jetoi dhe shërbeu në kishën e Hotit për disa vjet të Malësinë e Madhe.

‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

Ora 16:53
Pikat turistike të zonës së Kastratit, atraksion për turistët në dy vitet e fundit

 

Sant Curri, administrator në njësinë bashkiake të Kastratit flet për disa nga pikat turistike të zonës së Kastratit. Ku turizmi malor, turizmi historik dhe ai i natyrës së bukur, janë një atraksion i madh në dy vitet e fundit.

‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?